top of page

PRESIONI I LARTE I GJAKUT (HIPERTENSIONI)​

​

  Presioni I larte I gjakut I patrajtuar, apo hipertensioni, mund te rrisi rrezikun per Insult/Stroke, insuficience kardiake, insuficience renale dhe probleme te tjera. Dieta, medikamentet, ushtrimi fizik dhe matja periodikisht e presionit te gjakut, ndihmojne ne mbajtjen e vlerave te presionit te gjakut brenda vlerave te rekomanduara.

 

Cfare eshte presioni I larte I gjakut (Hipertensioni)?

 

  Presioni I gjakut eshte presioni apo forca me te cilen gjaku ushtron presion kundrejt murit te eneve te gjakut. Ne rastet e presionit te larte te gjakut (hipertension), ky presion kundrejt mureve te eneve te gjakut eshte I larte ne menyre te vazhdueshme. Presioni I larte I gjakut quhet ndryshe edhe “vrasesi i heshtur” sepse ju mund te mos ndjeni asnje shqetesim, nderkohe qe brenda trupit tuaj vazhdojne demtimet.

 

Cfare mund te ndodhi nese nuk trajtohet presioni I larte I gjakut?

 

Hipertensioni I patrajtuar mund te sjelle probleme shendetesore serioze, ku perfshihen:

​

  • Insulti/Stroke

  • Ataku ne zemer

  • Semundje te eneve te gjakut periferike

  • Demtim te veshkave/insuficience

  • Komplikacione gjate shtatezanise

  • Demtime te syrit

  • Demence vaskulare

​

Kush ka mundesi me teper qe te vuaje nga presioni i larte I gjakut?

​

Ju keni mundesi me teper qe tju shfaqet presion I larte I gjakut nese:

​

  • Keni anetare te familjes me presion te larte te gjakut, semundje kardiovaskulare apo diabet.

  • Jeni me ngjyre

  • Mosha mbi 55 vjec

  • Jeni mbi peshe

  • Nuk beni ushtrime fizike

  • Konsumoni ushqime te pasura me natrium (kripe)

  • Pini duhan

  • Konsumoni shume alkol (me teper se dy pije ne dite per meshkujt dhe me teper se nje pije ne dite per femrat).

 

Si ta kuptoj qe kam presion te larte te gjakut?

 

  Presioni i larte I gjakut zakonisht nuk shkakton simptoma. E vetmja menyre per te kuptuar nese keni presion te larte te gjakut apo jo eshte qe ta matni ate. Mesojini vlerat tuaja te presionit te gjakut ne menyre qe te dini se cfare masash te merrni per te parandaluar apo kufizuar demtimet.

​

  Matja e presionit te gjakut ka dy vlera. Numri I siperm eshte sistoliku, i cili mat presionin ne murin e eneve te gjakut kur zemra juaj rreh. Numri I poshtem eshte diastoliku, i cili mat presionin ne enet e gjakut ne periudhen mes rrahjeve, kur zemra eshte ne qetesi.

​

  Per shembull, nje lexim i presionit 110/70 eshte brenda vlerave normale te presionit te gjakut; 126/72 eshte presion gjaku i ngritur; nje lexim 135/85 eshte hypertension stadi 1 (I lehte), e me rradhe (shiko tabelen).

 

Kategoria                                                                   Presioni I gjakut

​

Normal                                                                       120/80 mmHg

​

Presion i gjakut i rritur                                          120-129/ me pak se 80 mmHg

​

Hipertension stadi I (I lehte)                               130-139/apo diastoliku mes 80-89 mmHg

​

Hipertension stadi 2 (I moderuar)                   140/90 mmHg apo me teper

​

Krize Hipertensive (njofto urgjencen)            180/120 mmHg apo me teper

​

 

A mundet qe presioni i larte I gjakut te preke Shtatezanine?

​

  Presioni i larte I gjakut shfaqet ne 10% te shtatezanive. Ka disa tipe hipertensioni gjate shtatezanise, I cili varjon nga I lehte ne te rende. Format e presionit te larte te gjakut gjate shtatezanise perfshijne:

 

Hipertensioni kronik: Presion I larte I gjakut I cili eshte prezent qe para shtatezanise

 

Hipertension kronik me mbivendosje te preeklampsise: Preeklampsi, e cila zhvillohet tek nje person qe vuante me pare me hypertension kronik (presion I larte I gjakut para shtatezanise)

 

Hipertensioni Gestacional: Presion I larte I gjakut ne fazen e fundit te shtatezanise, por I pa shoqeruar me shenja apo simptoma te tjera te preeklampsise. Disa gra me vone mund te kalojne ne preeklampsi, nderkohe qe te tjera mund te kene patur presion te larte te gjakut edhe para shtatezanise (hypertension kronik).

 

Preeklampsia:  Preeklampsia eshte nje situate shendetesore qe ndodh ne gjysmen e dyte te shtatezanise (pas 20 javesh shtatezene) kur gruaja ka presion te larte te gjakut, sasi te larte protein ne urine dhe enjtje te pergjithshme te trupit te nenes. Kjo situate eshte e demshme per nenen dhe per bebin. Prek rreth 8 % te shtatezanive. Ajo mund te preke organe te tjera te trupit dhe te shkaktoje konvulsione (eklampsi). Duhet trajtuar nga mjeku specialist. Zakonisht, preeklampsia largohet pas lindjes se bebit.

 

  Gjate vizitave rutine te shtatezanise do ju matet rregullisht presioni I gjakut, por nese keni merak per tensionin e larte, kontaktoni menjehere me mjekun.

 

MENAXHIMI DHE TRAJTIMI

 

Cfare duhet te bej nese kam presion te larte te gjakut?

 

  Nese jeni diagnostikuar me presion te larte te gjakut, duhet te komunikosh me mjekun per vlerat ku synoni ta mbani presionin e gjakut. Mjeku juaj mund tju sugjeroje:

​

  • Kontrollojeni rregullisht presionin tuaj te gjakut me aparat tensioni ne shtepi.

  • Hani ushqim te shendetshem me sasi te ulet kripe dhe yndyre.

  • Arrijeni dhe mbajeni peshen tuaj ideale.

  • Kufizoni alkolin ne jo me teper se dy pije cdo dite per meshkujt dhe jo me teper se nje pije ne dite per femrat.  Nje pije nenkupton 30 ml alkol, 150 ml vere, apo 350 ml birre.

  • Shtoni aktivitetin fizik

  • Nderprit duhanpirjen

  • Puno ne drejtim te menagjimit te stresit

 

Cila diete ndihmon ne permiresimin e presionit te larte te gjakut?

​

  • Perdorni ushqim qe permban sasi te ulta yndyre, kripe dhe kalorish, qumetsht te skremuar apo me 1% yndyr, zarzavate dhe fruta, makarona, dhe oriz. (kontaktoni me mjekun tuaj per me teper ne lidhje me dieten e varfer ne kripe).

  • Perdorni erezat per ta bere ushqimin te shijshme. Rekomandimi eshte qe te perdoren 1500 mg kripe ne dite. Mos harroni se shumica e restoranteve (vecanerisht Fast Food-et) dhe shume ushqime te gatshme permbajne nivele te larta kripe. Mos e mbani kripen ne tavoline.

  • Mos perdorni gjalp apo margarine, mishin me dhjam, qumshtin e thjeshte (qe ka sasine e tij normale te yndyres), ushqimet e skuqura, fast food-et, dhe snaket e kripura.

  • Komunikoni me mjekun tuaj nese ju duhet te shtoni potasiumin (K+) ne dieten tuaj. Diskutoni per dieten DASH (Dietary approach to stop hypertension). Dieta DASH thekson nevojen e shtimit te frutave, zarzavadeve, dhe drithrave ne diete nderkohe qe reduktoni sasine e kripes.

 

Cilet medikamente perdoren ne trajtimin e presionit te larte te gjakut?

 

  Jane kater klasa medikamentesh qe konsiderohen si “linja e pare” per trajtimin e presionit te larte te gjakut (me efektivet dhe me te perdorshmet). Nganjehere jane edhe disa medikamente te tjere qe I shtohen ketyre medikamente te linjes se pare, per ta kontrolluar me mire tensionin. Medikamentet e linjes se pare per trajtimin e presionit te larte te gjakut jane:

​

  • Inhibitore e enzimes se konversionit te angiotenzines (ACE-I) bllokojne prodhimin e hormonit Angiotensin II, te cilin trupi ne menyre te natyrshme e perdor per te kontrolluar presionin e gjakut. Kur bllokohet angiotensin II, enet e gjakut nuk ngushtohen. Shembuj jane Enalaprili, Lisinoprili, Captoprili.

  • Bllokuesit e receptoreve te Angiotensin II (ARB) bllokojne lidhjen e te njejtit hormon me receptoret e tij ne enet e gjakut. ARB-te kryejne te njejten pune qe kryejne ACE-inhibitoret, duke mos lejuar ngushtimin e eneve te gjakut. Shembuj: Valsartan, Losartan.

  • Bllokuesit e kanaleve te kalciumit pengojne futjen e kalciumit ne qelizat muskulare ne zemer dhe ne enet e gjakut, duke shkaktuar zgjerimin e eneve te gjakut. Shembuj jane: Amlodipina (Norvasc), Nifedipina, Diltiazemi.

  • Diuretiket (shkarkuesit e ujrave) nxjerrin sasine e tepert te kripes (natriumit) nga trupi, si pasoje duke ulur sasine e lengjeve ne trup. Diuretiket zakonisht perdoren te kombinuar me medikamente te tjere qe e ulin presionin e gjakut, nganjehere te bashkuar ne te njejten tablete. Shembuj: Indapamide, Hydroclorthiazid.

 

  Diskutoni me mjekun tuaj se cfare efektesh anesore apo problemesh mund te ndodhin kur perdorni medikamentet per presionin e larte te gjakut. Disa medikamente nuk duhen perdorur gjate shtatezanise. Sapo te konstatoni nje efekt anesor qe ju shqeteson, kontaktoni menjehere mjekun tuaj. Ai mund tju ndryshoje dozen ose edhe tju pershkruaj nje medicament tjeter. Mos ndaloni me iniciativen tuaj perdorimin e medikamanteve te tensionit.

 

A mund te parandaloj presionin e larte te gjakut?

 

  Jane disa gjera te cilat mund ti besh per te ndihmuar ne uljen e rrezikut per te zhvilluar presion te larte te gjakut. Keto perfshijne ushqimi i duhur, ushtrimet fizike, dhe perdorimi me kriter I kripes.

 

Si mund ta ul rrezikun per te patur presion te larte te gjakut?

 

Per fat te mire, jane disa gjera qe ju mund te beni per te ulur rrezikun e shfaqjes se nje presioni te larte te gjakut. Keto gjera perfshijne:

​

  • Ushqehu mire: Nje diete e shendetshme eshte e rendesishme ne ruajtjen e nje presioni gjaku normal. Dieta DASH (Dietary approaches to stop hypertension) i jep rendesi perdorimit te frutave, zarzavateve dhe drithrave, nderkohe qe kufizon perdorimin e kripes.

  • Mbaj nje peshe te shendetshme: Meqenese mbipesha e rrit presionin e gjakut, humbja ne peshe me diete dhe me ushtrime fizike do tju ndihmoje qe te ulni vlerat e presionit tuaj te gjakut.

  • Mos perdorni kripen: rekomandimet per sasine e kripes ne dite jane 2.400 miligram (e barabarte me nje luge caji). Per te parandaluar hipertensionin, ju duhet te perdorni me pas se kjo sasi kripe ne dite. Mos harroni se shumica e restoranteve (vecanerisht Fast Food-et) si dhe shumica e ushqimeve te gatshme kane sasi te larta kripe. Ne vend te kripes, perdorni ereza ne ushqim per ta bere ushqimin me te shijshem.

  • Qendroni aktiv: edhe ushtrime te thjeshta, si ecja, mund te ulin presionin e gjakut (dhe peshen).

  • Perdor alkol ne sasi te moderuar: perdorimi I me teper se nje pije ne dite (per femrat) dhe dy pije ne dite (per meshkujt) mund te rrisi presionin e gjakut.

 

Te jetosh me semundjen e Hipertensionit

 

Si mund te jem me aktiv?

​

  • Diskuto ne fillim me mjekun tend perpara se te shtosh aktivitetin tend fizik. Pyet se cfare lloj ushtrimesh dhe cila eshte sasia e ushtrimive fizike qe eshte e duhura per juve.

  • Kryej aktivitete aerobike si ecja, bicikleta apo noti.

  • Fillo ngadale dhe shtoje aktivitetin gradualisht. Mundohu te krijosh nje rutine aktiviteti fizik 5 here ne jave me nga 30-45 minuta per séance.

 

Po ne qofte se ndryshimet e stilit tim te jeteses nuk ndihmojne ne uljen e presionit te gjakut?

 

  Nese dieta, ushtrimet fizike dhe ndryshimet e tjera ne stilin tend te jeteses nuk arrijne qe ta ulin presionin e gjakut, atehere mjeku ju pershkruan medikamentet e hipertensionit. Mjeku duhet te marre parasysh efektet qe kane keto medikamente zemer, veshka apo kur kombinohen me medikamente te tjera.

Juve mund te nevojitet qe ti perdorni medikamentet e hipertensionit ne vazhdimsi. Sigurohu qe te ndjekesh menyren dhe dozen e sakte te perdorimit te medikamenteve.

 

​

​

bottom of page