FIBRILACIONI ATRIAL

Cfare eshte Fibrilacioni Atrial?

 

  Fibrilacioni Atrial (FA) eshte shkaku me I shpeshte I crregullimi I ritmit te zemres, i cili fillon ne atrium, dhe aktualisht jane te prekur rreth 3 milion Amerikan. Ne vend qe ritmi elektrik te drejtohet nga nyja sinoatriale, lindin shume impulse menjehere, te cilat shkaktojne nje ritem kaotik dhe te shpejte te atriumeve. Meqenese impulset elektrike jane shume te shpejta dhe kaotike, atriumet nuk mund te tkurren dhe nuk mund ta shtyjne ne menyre efektive gjakun drejt ventrikulit. Per fat te mire, tani ka me teper opsione per trajtimin e fibrilacionit atrial se mepare.

 

 

 

 

 

Cfare duhet te dini rreth fibrilacionit atial?

 

  Per te kuptuar fibrilacionin atrial, ju duhet te kuptoni ritmin normal te zemres. Me poshte po sjellim nje permbledhje te shpejte:

Zemra e pompon gjakun drejt pjeses tjeter te trupit. Gjate cdo tkurrjeje te zemres, dy dhomat e siperme te zemres (atriumet) tkurren, me pas tkurren dy dhomat e poshtme (ventrikujt). Keto veprime, kur jane te sinkronizuara, lejojne pompimin efikas te gjakut. Sinkronizimi i kontraksioneve te zemres drejtohet nga sistemi elektrik I zemres.

Impulsi elektrik fillon ne nyjen sinoatriale (SA), te lokalizuar ne atriumin e djathte. Normalisht, nyja SA rregullon shpejtesine e impulsive, varesisht aktivitetit te personit. Per shembull, nyja SA rrit shpejtesine e impulsive gjate ushtrimeve fizike dhe e ul ate gjate gjumit.

  Kur nyja SA shkarkon impulsin, aktiviteti elektrik shperndahet ne atriumin e djathte dhe te majte, duke I bere qe te tkurren dhe ta shtyjne gjakun poshte ne ventrikuj. 

Impulsi kalon ne nyjen atrioventrikulare (AV), te lokalizuar ne septum (prane mesit te zemres). Nyja AV eshte e vetmja ure elektrike qe lejon kalimin e impulseve nga atriumet ne ventrikuj. Impulsi kalon me pas ne muret e ventrikujve duke sjelle tkurrje te tyre. Ato tkurren dhe e pompojne gjakun jashte zemres. Ventrikuli I djathte e pompon gjakun ne mushkri, ndersa ventrikuli I majte e pompon gjakun ne te gjithe pjesen tjeter te trupit.

Kur nyja SA e drejton aktivitetin elektrik te zemres, ritmi quhet “ritem sinusal normal”. Rrahjet e zemres normale ne kete tip ritmi te rregullt jane mes 60 deri 100 rrahje per minute ne kushte qetesie.

 

  Nderkohe qe kur impulset fillojne ne te njejtin moment ne disa zona te atriumit, ato konkurrojne te gjithe per te kaluar nepermjet nyjes AV. Nyja AV e kufizon numrin e impulseve qe kalojne ne ventrikuj, por shume impulse kalojne shpejt dhe ne menyre jo te organizuar. Tkurrja e parregullt e ventrikujve sjell rrahje te shpejta dhe te parregullta te zemres.

 

Shkaqet

 

Cfare e shkakton fibrilacionin atrial?

  Fibrilacioni atrial nuk ka "nje shkak" te caktuar, megjithese ai shoqerohet me shpesh me gjendjet e meposhtme:

  • Pas kirurgjise se zemres

  • Kardiomiopatite

  • Semundjet kronike te mushkerive

  • Semundjet e lindura te zemres

  • Semundja e arterieve koronare

  • Insuficienca kardiake

  • Semundjet e valvulave te zemres

  • Hipertensioni (presioni I larte I gjakut)

  • Embolia pulmonare (tromboza e gjakut ne mushkeri)

Shkaqe me te rralla

  • Hipertiroidizmi

  • Perikarditi

  • Infeksionet virale

  Ne rreth 10% te rasteve, nuk gjendet nje semundje qe ta kete shkaktuar. Ne keto raste, fibrilacioni atrial mund te jete I lidhur me perdorimin e tepert te alkolit apo kafeines, stresin, disa medikamente te caktuara, crregullime elektrolitike apo metabolike, infeksione te renda, apo faktore genetik. Ne disa raste nuk mund te gjendet asnje shkak se perse eshte shfaqur.

  Ka dy tipe fibrilacioni atrial. Paroksismal apo intermittent, qe nenkupton qe shfaqet dhe largohet, dhe I vazhdueshem apo persistent. Rreziku per shfaqjen e fibrilacionit atrial rritet me moshen, vecanerisht pas moshes 60 vjec.

Diagnoza

Si diagnostikohet fibrilacioni atrial?

Testet me te perdorshme per te diagnostikuar fibrilacioni atrial perfshijne:

  • Elektrokardiogramen (ECG apo EKG): EKG-ja vizaton nje pamje ne nje leter, te impulseve elektrike qe kalojne pergjate muskulit te zemres.

Per njerezit te cileve ankesat I shkojne dhe I vijne, mund te nevojitet nje monitor I vecante per te kapur aritmine.

  • Monitorimi Holter: Nje rregjistrues I vogel I jashtem mbahet ne trupin e pacientit per nje periudhe te caktuar, nga 1 ne 3 dite. Elektrodat (pulla ngjites) vendosen mbi lekuren e gjoksit tuaj, te cilat me ane te disa telave lidhen me monitorin. Impulset elektrike regjistrohen ne menyre te vazhdueshme dhe ruhen ne monitor. Pasi hiqet monitori, nje teknik analizon ne komjuter te dhenat per te vleresuar ritmin e zemres.

 

 

 

 

 

 

 

 

Kush jane rreziqet e fibrilacionit atrial?

 Disa njerez mund te jetojne per vite te tera me fibrilacion atrial dhe te mos kene problem. Megjithate, fibrilacioni atrial mundet te sjelli probleme shendetesore.

Fibrilacioni Atrial shoqerohet me nje rritje te rrezikut per Insult ne tru, insuficience kardiake dhe deri ne vdekje.

  • Meqenese atriumet tkurren shpejt dhe ne menyre te crregullt, gjaku nuk rrjedh permes tyre aq shpejt dhe krijon vorbulla. Kjo gje ben qe te rritet mundesia e gjakut per tu mpiksur. Nese nje cope gjaku e mpiksur pompohet jashte zemres, mund te shkoje ne Tru dhe te japi nje infakt te trurit, Insult/Stroke. Njerezit qe kane fibrilacioni atrial, kane rrezik 5-7 here me te larte se popullata e pergjithshme per te persuar Insult ne Tru. Gjaku I mpiksur mund te shkoje edhe ne pjese te tjera te trupit (veshka, zemer, zorre), dhe te sjelli demtime te tjera.

  • Fibrilacioni atrial mund te uli aftesine pompuese te zemres. Tkurrja e parregullt e zemres e ben ate qe te punoje jo me efikasitet te plote. Per me teper fibrilacioni atrial qe zgjate per nje kohe te gjate mund te dobesoje muskulin e zemres dhe te sjelli insuficience kardiake.

 

Simptomat

Kush jane simptomat e fibrilacionit atrial?

  Ju mund te keni fibrilacion atrial dhe te mos kene asnje simptome. Ne qofte shfaqen simptoma, ato mund te perfshijne:

  • Palpitacione te zemres: ndjesi te papritura dridhjeje, shpejtimi apo trokitjeje ne gjoks.

  • Mungese e forces se trupit, ndjenje lodhjeje.

  • Marrje mendsh

  • Diskomfort ne gjoks: dhimbje gjoksi, peshe apo discomfort ne gjoks

  • Veshtiresi ne frymemarrje: Te kesh veshtiresi ne frymemarrje gjate aktivitetit normal ditor apo edhe ne qetesi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Trajtimi

Si trajtohet fibrilacioni atrial?

 

  Qellimi I trajtimeve per fibrilacionin atrial perfshin rikthimin e nje rritmi normal te zemres (ritem sinusal), kontrollin e shpejtesise se rrahjeve te zemres, parandalimin e mpiksjeve te gjakut dhe reduktimin e rrezikut te  Insultit ne Tru/Stroke.

Ka shume opsione ne trajtimin e fibrilacionit atrial, ku futen ndryshimi I stilit te jeteses, medikamentet, procedurat kateterizuese dhe kirurgjia. Lloji i trajtimit qe ju rekomandohet juve bazohen ankesat tuaja dhe ritmi e zemres tuaj.

Medikamentet

 

  Ne fillim per trajtimin e fibrilacionit atrial perdoren medikamentet. Ku bejne pjese:

Medikamentet qe kontrollojne ritmin e zemres (medikamentet antiaritmik)

  Medikamentet antiaritmik ndihmojne ne kthimin e ritmi sinusal normal te zemres apo ta mbajne ne ritem sinusal stabel. Ka disa lloje medikamentesh qe kryejne kete funksion, ku futen procainamide, disopyramid, flecainide, propafenon, sotalol, dofetilide, dhe amiodarone. Kur fillohen keto medikamente juve mund tju nevojitet qe te qendroni ne spital, ne menyre qe te monitorohet reagimi i ritmit tuaj te zemres ndaj medikamentit. Keto medikamente jane efektive ne 30-60% te rasteve, por mund ta humbin efektin e tyre me kalimin e kohes. Mjekut tuaj mund ti duhet qe tju pershkruaj disa lloje te ndryshme prej tyre deri sa ta percaktoje se cili eshte me I pershtashem per juve. Disa medikamente qe ndikojne tek ritmi, munden qe te shkaktojne vete crregullim te ritmit, si rrjedhim eshte shume e rendesishme qe te flisni me doktorin tuaj rreth ankesave tuaja apo ndonje ndryshimi qe vini re tek gjendja juaj.

Medikamentet qe kontrollojne shpejtesine e rrahjeve te zemres (frekuencen)

  Medikamentet qe kontrollojne shpejtesine e rrahjeve te zemres, sic jane Digoxina,            b-bllokuesit (Metoprolol, Atenolol), dhe bllokuesit e kanaleve te kalciumit sic eshte verapamili apo diltiazemi, perdoren per te ngadalesuar shpejtesine e rrahjeve te zemres tek pacientet me fibrilacion atrial. Keto medikamente nuk kane efekt tek rregullsia e rrahjeve te zemres, por nuk lejojne qe ventrikujt te tkurren shum shpesh.

Medikamentet Antikoagulant

  Mjekimi me antikoagulant apo antiagregant, sic eshte warfarina dhe alternativat e saj, apo aspirina, e ulin rrezikun e mpiksjes se gjakut dhe Insultit ne tru, por nuk e eleminojne komplet ate. Kur merret warfarina nevojiten analiza gjaku periodike per te vleresuar efektivitetin e medikamentit. Nese jeni duke marre alteranativet e warfarines (Eliquis, Xarelto), atehere nuk nevojitet monitorimi me analiza gjaku periodike. Diskutoni me mjekun tuaj se kush eshte mjekimi me antikoagulant me I pershtatshem per juve.

Ndryshimet e stilit te jeteses

 Pervec perdorimit te medikamenteve, ka disa ndryshime te stilit te jeteses qe ndihmojne ne permirsimin e gjendjes se zemres tuaj.

  • Nese crregullimi i ritmit te zemres tuaj ndodh me shpesh gjate disa aktiviteteve te caktuara, keto aktivitete duhen shmangur dhe duhet te informoni per to mjekun tuaj. Nganjehere, mund te nevojitet te modifikohet skema e mjekimit.

  • Ndaloni pirjen e duhanit

  • Kufizoni perdorimin e alkolit. Celesi eshte te mos perdoren doza mbi mesataren. Pyeteni mjekun tuaj per rekomandimet specifike ne lidhje me alkolin.

  • Kufizoni perdorimin e kafeines. Disa njerez jane te ndjeshem ndaj kafeines dhe mund te kene simptoma kur perdorin produktet e kafeines (sic eshte caji, kafja, coca-cola).

  • Kini kujdes nga stimulantet qe perdoren tek preparatet e kolles apo te te ftohtit, sepse disa nga keto medikamente kane ne perberjen e tyre ingredient qe mund te rrisin rrezikun per crregullime te ritmit te zemres. Lexoni me kujdes fleten shoqeruese te medikamentit dhe pyesni mjekun apo farmacistin tuaj se cili preparat per ftohje eshte me I pershtatshem per juve.

 

Procedurat

  Kur medikamentet nuk e bejne punen sic duhet per te rregulluar apo kontrolluar fibrilacionin atrial, apo kur medikamenti nuk tolerohet, mund te jete e nevojshme kryerja e procedurave per te trajtuar crregullimin e ritmit te zemres, sic eshte kardioversioni elektrik, procedura e izolimit te venes pulmonare nga atriumi, ablacioni I nyjes atrioventrikulare e pasuar nga vendosja e pacemakerit, trajtimi kirurgjikal (ablacioni kirurgjikal apo procedura maze), apo heqja/izolimi I aurikules se atriumit te majte.

Kardioversioni elektrik: Kardioversioni elektrik “ristarton” zemren. Perdorimi I medikamenteve nuk eshte gjithmone I suksesshem ne largimin e fibrilacionit atrial dhe kthimin e ritmit normal. Nganjehere kardioversioni elektrik perdore per te rikthyer ritmin normal dhe per te lejuar medikamentet qe ta mbajne ritmin normal. Kardioversioni shpesh here e kthen zemren ne ritem normal, megjithese ky efekt nuk eshte permanent dhe fibrilacioni atrial mund te rishfaqet.

  Pas nje anestezie te shkurter qe I jepet pacientit per ta vendosur ne gjume, nepermjet pllakave te defibrilatorit te vendosura ne gjoksin e pacientit aplikohet nje shkarkese elektrike. Kjo shkarkese do te sinkronizoje rrahjet e zemres dhe te riktheje ritmin normal.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Albacioni I venes pulmonare: Ablacioni i venes pulmonare (gjithashtu I quajtur izolimi I venes pulmonare nga atrium apo PVAI), mund te jete nje opsion tek njerezit qe nuk I tolerojne medikamentet apo kur medikamentet nuk jane efektive ne trajtimin e fibrilacionit atrial. Kjo procedure realizohet nga elektrofiziologu (doktori I specializuar ne trajtimin e aritmive te zemres).

  Meqenese fibrilacioni atrial zakonisht fillon ne venat pulmonare apo ne piken ku ato bashkohen me atriumin e majte, gjate procedures se ablacionit aplikohet energji per te djegur rreth zones se bashkimit te venes pulmonare me atriumin e majte. Ne fillim doktori fut kateteret (tuba te gjate dhe te bute) brenda eneve te gjakut te kembes, nganjehere te qafes, dhe prej aty arrin brenda ne atrium. Energjia shkarkohet nga maja e kateterit tek zona e zemres qe eshte shenuar per ablacion.

 

  Zakonisht, shenjestrohen edhe zona te tjera te cilat mund ta shperthejne apo ta mbajne fibrilacionin atrial. Eventualisht krijohen cikatrice te vogla rrethore (forma si sherohet zona e djegur) te cilat pengojne sinjalet anormale qe te kalojne ne pjeset e tjera te atriumit dhe te japin pastaj fibrilacioni atrial. Megjithate, krijimi i ketyre cikatrice me ane te kesaj procedure mund te kerkoje 2-3 muaj per tu formuar. Me tu formuar cikatricet plotesisht, ato pengojne cdo lloj impulse qe te kaloje nga venat pulmonare, si rrjedhoje “I shkepusin” elektrikisht ato apo I “izolojne” nga zemra. Kjo gje lejon qe nyja SA te rimarri funksionin e drejtimit te ritmit te zemres dhe te rikthehet ritmi sinusal normal.

 

  Meqenese duhen disa jave qe djegiet brenda zemres te sherohen dhe te krijojne cikatrice, eshte e zakonshme qe te rishfaqet fibrilacioni atrial ne periudhen e hershme pas kryerjes se procedures. Ne raste te rralla fibrilacioni atrial mund te perkeqesohet per disa jave pas procedures dhe kjo mund te lidhet me inflamacionin ne zonen ku eshte kryer djegia. Ne shumicen e pacienteve, keto episode largohen brenda 1 deri 3 muajsh.

 

Ablacioni I nyjes Atrio-Ventrikulare: Ablacioni i nyjes Atrio-Ventrikulare eshte nje opsion tjeter per fibrilacionin atrial. Gjate ketij lloj ablacioni, kateteret futen nepermjet venave (zakonisht ne kofshe) dhe shkojne deri ne zemer. Nepermjek kateterit shkarkohet energji me radiofrekuence per te djegur nyjen atrioventrikulare. Kjo pengon sinjalet elektrike qe te kalojne nga atrium ne ventrikul. Rezultati eshte I perhershem, dhe si rrjedhim, pacienti ka nevoje per vendosjen e nje pacemaker per te ruajtur rrahjet e zemres te pershtatshme. Megjithese kjo procedure mund te reduktoje simptomat e fibrilacionit atrial, ajo nuk e sheron semundjen. Sepse pacienti do te vazhdoje te kete fibrilacion atrial dhe duhet te marre mjekim me antikoagulant per te ulur rrezikun e Insultit ne Tru/Stroke.

Shenim i rendesishem: Per shkak te alternativave me te mira te trajtimit, ablacioni I nyjes AV ditet e sotme perdoret shume rralle ne trajtimin e fibrilacionit atrial.

Terapia me paisje mjekesore

Pacemaker I perhershem: Pacemakeri eshte nje paisje qe dergon impulse te vogla elektrike ne muskulin e zemres per te mbajtur nje shpejtesi te pershtatshme te rrahjeve te zemres. Pacemakerat vendosen tek njerezit me fibrilacion atrial qe kane rrahje zemre te ngadalta. Pacemakeri ka nje gjenerator impulsesh (ne te cilin ndodhet bateria dhe nje kompjuter I vogel) dhe sondat (kabllot) qe e dergojne impulsin nga gjeneratori I impulseve drejt muskulit te zemres, gjithashtu edhe sensojne aktivitetin elektrik te zemres.

Pacemakerat e rinj kane shume opsione te sofistikuara, te cilat ndihmojne qe ta kontrollojne me mire aritmine dhe te pershtasin shpejtesine e rrahjeve te zemres me aktivitetin ditor te pacientit sa me shume qe te jete e mundur.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Paisja Watchman: ka formen e parachutes, dhe sherben per te mbullur aurikulen e atriumit te majte (LAA), e cila eshte nje dhomeze ne formen e veshit e lokalizuar ne ane te atriumit te majte brenda te ciles krijohen trombet tek pacientet me fibrilacion atrial. Kjo paisje eshte testuar ne shume studime klinike dhe ka rezultuar qe eshte nje alternative e mire ne trajtimin e pacienteve me fibrilacion atrial jo valvular dhe histori gjakrrjedhjeje, te cilet kane nje arsye te vlefshme per te mos marre mjekimin me (antikoagulante).

Paisja Watchman implantohet me rruge perkutane (permes lekures) ne sallen e elektrofizionlogjise.Procedura nuk kerkon kirurgji, megjithate, anestezia e pergjithshme ka raste qe mund te perdoret gjate kesaj procedure. Nje kateter futet ne venen ne fillim te kofshes dhe kalohet ne zemer pertej septumit (nje mur muskular qe ndan anen e djathte me anen e majte te zemres) deri tek hyrja e aurikules se atriumit te majte (LAA). Vendoset paisje ne LAA. Kjo e bllokon LAA dhe nuk lejon krijimin dhe daljen e trombeve nga kjo zone.

Kjo paisje eshte miratuar nga FDA per te ulur rrezikun e tromboembolizmit nga LAA tek pacientet me fibrilacion atrial jo valvular te cilet:

  • Jane ne rrezik te shtuar per insult apo emboli sistemike dhe per te cilet eshte I rekomanduar antikoagulimi

  • Kane miratimin mjekesor per te perdorur warfarinen

  • Kane arsye qe te kerkojne nje alternative trajtimi jo medikamentoze kundrejt trajtimit me warfarine, duke marre parasysh sigurine dhe efektivitetin e paisjes ne raport me warfarinen.

Trajtimi Kirurgjikal

  Paciente te caktuar jane kandidat per trajtim kirurgjikal te fibrilacionit atrial. Keto paciente kane nje apo me teper nga karakteristikat e meposhtme:

  • Kane semundje te tjera qe I duhet te kryejne kirurgji te zemres

  • Fibrilacion atrial qe persiston pamvaresisht trajtimin medikamentoz optimal.

  • Procedure ablacioni me kateter e pasuksesshme

  • Trombe ne atriumin e majte

  • Histori Insulti ne Tru/stroke

  • Zmadhim te atriumit te majte.

 

Procedura Maze: Gjate kesaj procedure, behen nje seri prerjes precise ne atriumin e djathte dhe te majte me qellim qe ti nderpritet rruga e kalimit te impulseve elektrike per te arritur tek nyja Atrio-Ventrikulare. Keto prerje parandalojne impulse anormale qe te perhapen ne atriume dhe pengojne shfaqjen e fibrilacionit atrial.

 

 Procedura kirurgjikale maze mund te realizohet tradicionalisht me nje teknike ku krijohen cikatrice kirurgjikale precise. Por ajo mund te realizohet edhe me teknologjite e reja te dizenjuara per te krijuar linja te bllokimit te percimit nepermjet radiofrekuences, mikrovaleve, lazerave, ultratingujve apo cryothermise (ngrirjes). Me ane te ketyre teknika, plaget dhe per pasoje cikatricet e tyre krijojne barriera per impulset elektrike anormale qe te kalojne neper zemer si dhe favorizojne kalimin e impulseve normale neper rrugen e duhur. Shume nga keto nderhyrje mund te realizohen me ane te nderhyrjeve kirurgjikale invasive minimale (endoskopike apo vetem nga nje “vrime”).

 Nese pacienti ka fibrilacion atrial dhe ka nevoje per kirurgji per te trajtuar problem te tjera te zemres (sic mund te jete nje problem I valvulave te zemres apo I arterieve koronare), kirurgu mund te kryeje kirurgjine per fibrilacionin atrial ne te njejten kohe.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Heqja apo mbyllja e aurikules se atriumit te majte: per te parandaluar formimin e trombeve te gjakut, disa paciente i behet procedura e mbylljes (perjashtimit) se aurikules se majte.

Gjate kirurgjise se trajtimit te fibrilacionit atrial, aurikula e atriumit te majte mund te hiqet dhe ajo zone mbyllet me nje mjet te caktuar, ose ajo mund te mos hiqet por te mbyllet me nje paisje te quajtur AtriClip. 

AtriClip: nga mbyllja e LAA perfitojne pacientet qe I duhet te kryejne kirurgji zemre per nje problem tjeter dhe kane njekohesisht edhe fibrilacion atrial. Procedura gjithashtu ndihmon edhe ato qe kane fibrilacion atrial te izoluar dhe zgjedhin te kryejne ablacion kirurgjikal (procedura MAZE).

Gjate kirurgjise, kirurgu mundet edhe ta heqi LAA dhe ta qepi zonen rreth saj ose mund te perdori nje paisje te vecante te quajtur AtriClip. AtriClip implantohet nga jashte zemres dhe pengon kalimin e gjakut nga atriumi I majte per ne aurikulen e majte.

Procedura Amplatzer Plug: Kompania Amplatzer prodhon paisje per mbylljen e vrimave ne septumin e zemres (nje semundje e lindur e zemres). Njelloj si me paisjet e tjera, nje kateter futet nepermjet nje vene ne kofshe, kalon ne zemer pertej septumit, drejt LAA. Pastaj paisja Amplatzer Plug vendoset ne hyrjen e LAA, duke e mbyllur ate dhe duke mos lejuar krijimin dhe daljen e trombeve.

 

14-0081-afib-guide-eletrical-system.jpg
14-0081-afib-guide-excision.jpg
14-0081-afib-guide-pulmonary-vein-ablati
14-0081-afib-guide-ekg.jpg
14-0081-afib-guide-meds.jpg
14-0081-afib-guide-watchman-device.jpg