top of page

Insuficienca Kardiake

​

  Ne Amerike rreth 5.7milion njerez vuajnenga Insuficienca Kardiake, duke dhene rreth 300 000 vdekje ne vit dhe nje nder shkaqet me te shpeshta te shtrimeve ne spital. Kjo gjendje karakterizohet nga pamundesia e zemres per te pompuar sasin e gjakut te mjaftueshme per te plotesuar nevojat e trupit.

​

Cfare eshte insuficienca kardiake?

 

  Zakonisht e quajtur insuficience kardiake kongjestive, por me shpesh Insuficience Kardiake, nenkupton qe muskuli I zemres tuaj nuk funksionon aq mire sa duhet. Shumica e pacienteve zhvillojne insuficience kardiake si pasoje e Hipertensionit, Diabetit, Kardiomiopative, Semundjes se arterieve koronare, Semundjeve te valvulave te zemres, sindromit metabolik apo nga perdorimi i alkolit apo drograve.

​

  Insuficienca kardiake e avancuar eshte stadi I fundit I nje semundjeje te gjate. Pacientet mund te perkeqesohen gradualisht pergjate viteve trajtim dh ankesat fillojne qe ti shfaqen edhe ne qetesi, duke I ulur cilesine e jetes, dhe rendim I simptomave pamvaresisht terapise mjekesore optimale. Ka paciente te tjere qe mund te jene plotesisht te shendetshem dhe papritmas te zhvillojne insuficience kardiake akute apo severe pas nej Infarkti ne Zemer apo infeksioni viral qe prek muskulin e zemres. Ka edhe shkaqe te tjera me te rralla qe mund te japin nje gjendje te tille.

​

  Shoqata e Zemres Amerikane dhe Kolegji Amerikan I Kardiologjise kane zhvilluar nje sistem prej kater Fazash te Insuficiences Kardiake, duke ju referuar Fazes A (me rrezik per te zhvilluar insuficience kardiake) deri tek Faza D (forma me e rende). Kur pacienti  avancon ne Fazen D, kjo konsiderohet Insuficience kardiake e Avancuar.

 

  Per me teper, ka dy lloje insuficience kardiake. Nese ventrikuli I majte (dhoma e poshtme e majte e zemres) nuk tkurret me forcen e nevojshme, kjo quhet insuficience kardiake sistolike – apo insuficience kardiake me ulje te fraksionit te ejeksionit (FE). Nese ventrikujt jane te ngurte dhe nuk relaksohen qe te mbushen sic duhet, kjo quhet Insuficience kardiake diastolike – apo Insuficience kardiake me FE te ruajtur. FE eshte nje mates I sasise se gjakut qe pompohet jashte zemres gjate nje tkurrjeje te zemres.

 

Simptomat

 

  Kush jane simptomat e insuficiences kardiake?

​

Gjendja e pacientit mund te varioje nga pa ankesa deri ne ankesa teper te renda. Simptmat mund te jene te qendrueshme ose te shkojne e vijne. Simptomat vijne si pasoje e ndryshimeve qe ndodhin ne zemer dhe ne trup dhe perfshijne:

​

  • Veshtiresi ne frymemarrje gjate sforcimit, ne qetesi, apo kur shtrihet ne shtrat. Veshtiresia ne frymemarrje ndodh kur  lengjet kthehen mbrapsht ne mushkeri (kongjestion), apo kur trupi juaj nuk ka mjaftueshme gjak te pasur me oksigjen per tju mundesuar juve qe te beni aktivitetin tuaj pa patur nevoje qe te ndaloni. Megjithese ju mund te mendoni se veshtiresia ne frymemarrje lidhet me nje problem me mushkrite, zemra juaj mund te sjelli periudha me veshtiresi ne frymemarrje. Ne disa raste, simptomat mund tju bejne qe te zgjoheni papritmas gjate nates duke ju prishur ritmin e gjumit.

​

  • Kolle te thate, mbytese apo edhe frymemarrje fyshkelluese

​

  • Enjtje te kembeve, barkut dhe shtim ne peshe. Duke shkuar me pak gjak ne veshka ben qe te mbahen me teper lengje ne trup, gje qe sjell edeme (enjtje) dhe shtim te peshes.

​

  • Nevoja per te urinuar gjate nates. Graviteti ben qe kur jeni shtrire zemra  dhe veshkat te furnizohen me teper me gjak.

​

  • Lodhje dhe dobesi trupore kur ben aktivitete fizike, sepse zemra dergon me pak gjak te pasur me oksigjen neper organe.

​

  • Marrje mendsh, konfuzion, veshtiresi ne perqendrim apo edhe gjendje te fikti mund te ndodhin sepse zemra nuk mundet te dergoje sa duhet gjak te pasur me oksigjen ne tru.

​

  • Rrahje zemre te shpeshta apo te crregullta (palpitacione):Kur muskuli I zemres tuaj nuk pompon mire, zemra rreh me shpejt per te kompensuar sasine e vogel te gjakut te pasur me oksigjen qe zemra dergon neper trup. Simptoma te tjera perfshijne ndjesine e boshllekut ne stomak, humbje te oreksit dhe te perziera. Nese keni Insuficience Kardioka ju mund te kene njeren ose te gjitha nga ankesat e mesiperme. Megjithate, disa njerez me Insuficience Kardiake nuk kane asnje ankese. Pacientet me Insuficience kardiake te avancuar zakonisht kane ankesa ne qetesi apo gjate sforcimeve minimale sic eshte te veshurit, larja, rruarja, ngjitja neper shkalle, deri tek te folurit.

 

Diagnoza

 

Si diagnostikohet ajo?

 

  Per te diagnostikuar insuficiencen kardiake, doktori juaj ne fillim do tju pyesi disa pyetje rreth ankesave dhe problemeve tuaja mjekesore te kaluara. Mjeku juaj do te kerkoje qe te dije:

​

  • Nese ju keni Diabet, Semundje te veshkave, Presion te larte te gjakut, probleme me ritmin e zemres, kolesterol te larte, semundje te arterieve koronare apo probleme te tjera me zemren.

​

  • Nese ju keni histori familjare per semundje zemre apo per vdekje te papritur

​

  • Nese perdorni alkol dhe sa

​

  • Nese jeni mjekuar me kemioterapi dhe/apo rrezatim

​

  • Cfare mjekimesh jeni duke marre

​

  Mjeku do ju kryeje nje ekzaminim fizik dhe do te kontrolloje per shenja te insuficiences kardiake ashtu si edhe shenja semundjesh te tjera qe mund te kene sjelle dobsimin apo ngurtesimin e muskulit te zemres tuaj.

​

Cfare testesh do te beje mjeku per te vendosur diagnozen?

​

  Disa teste mund te ndihmojne mjekun per te percaktuar shkakun dhe rendesine e Insuficiences Kardiake. Mjeku juaj do ju thote se cilin nga keto teste duhet qe te kryeni:

​

Analiza gjaku

 

  Per te vleresuar funksionin e veshkave dhe te tiroides, po ashtu per te kontrolluar nivelin e kolesterolit dhe pranine e anemise. Anemia eshte nje anomali e gjakut qe ndodh kur ne gjakun e nje personi nuk ka hemoglonin mjaftueshem (substanca brenda rruazave te kuqe te gjakut qe mundeson transportimin e oksigjenit ne gjak).

​

Paptidi Natriuretic tipi B (BNP apo NT Pro BNP) ne gjak

 

  BNP eshte nje substance qe sekretohet nga ventrikujt (dhombat e poshtme te zemres) si pergjigje ndaj ndryshimeve te presioneve qe ndodhin kur shfaqet Insuficienca Kardiake dhe gjate rendimit te saj. Niveli I BNP ne gjak rritet kur simptomat e insuficiences kardiake rendohen, dhe ulet kur Insuficienca Kardiake stabilizohet. Niveli I BNP gjithashtu tregon nese gjendja e insuficiences kardiake eshte duke u renduar dhe jep informacion per prognozen. Per me teper, niveli I BNP ndihmon mjekun qe te percaktoje nese veshtiresia ne frymemarrje vjen nga Insuficienca kardiake apo nga shkaqe te tjera.

​

Kateterizimi Kardiak

 

  Nje procedure imazherike invasive qe perfshin futjen e nje kateteri ne enet e gjakut te krahut apo te kembes duke I kaluar deri ne zemer me ndihmen e nje paisjese rrezesh X te vecante. Ka dy lloje kateterizimi kardiak, I majte dhe I djathte. Ne kateterizimin e majte, lenda e kontrastit injektohet me ane te kateterit, dhe behen rregjistrime video me rreze X te valvulave, arterieve koronare dhe dhomave te zemres. Ky lloj kateterizimi quhet edhe Koronarografi. Kateterizimi I djathte nuk kerkon lende kontrasti dhe sherben per te matur funksionin e zemres.

​

Grafi toraksi

 

  Kjo tregon permasat e zemres tuaj dhe nese ka grumbullim lengjesh rreth zemres dhe mushkrive.

​

Echocardiograma (EKO)

 

Eshte nje pamje e zemres ne levizje. Gjate ekzaminimit, nje vale e vecante ultratingujsh perdoret per te rregjistrua pamje te valvulave te zemres dhe dhomave te saj, per te studjuar punen e zemres. EKO zakonisht kombinohet me nje test Dopler per te gjetur ndryshime te kalimit te gjakut permes valvulave dhe te presionit te gjakut ne dhomat e zemres.

​

Fraksioni I ejeksionit (EF)

 

  Nje matje e gjakut te pompuar jashte zemres ne cdo tkurrje te saj. EF-ja juaj mund te matet ne klinike mjeksore gjate kryerjes se EKOs apo edhe me teste te tjera si Rezonanca Magnetike, Stres testi nuclear, Kateterizimi kardiak.Te dhenat e marra nga EKOja na tregojne nese ju keni insuficience kardiake me disfunksion diastolik apo sistolik.                 

 

 Nje EF normal varion nga 55% deri 70%. Per mjekun tuaj eshte e rendesishme qe te dije sa eshte vlera juaj e EF, parameter ky qe mund te shkoje poshte apo siper varesisht semundjes se zemres tuaj dhe efektivitetit te mjekimit te perdorur. Eshte e rendesishme qe EF te matet ne fillim, dhe pastaj sipas nevojes, bazuar ne ndryshimet e gjendjes tuaj. Pyeteni mjekun tuaj sa here duhet ta kontrolloni EF tuaj. 

​

EF 55-70% = Normal

​

EF 45-54% = Elje e lehte

​

EF 35-44% = ulje e moderuar

​

EF me pak se 35% = Ulje e rende; ka rrezik per rrahje zemre te crregullta me rrezik per jeten.

​

Elektrokardiograma (EKG)

 

  Ky test regjistron impulset elektrike te zemres. Gjate testit, disa elektroda ngjitese ju vendosen siper gjoksit tuaj. Ato lidhen me monitorin e EKGse i cili tregon aktivitetin elektrik te zemres tende dhe e printon.

​

Testet Genetike

 

  Ne disa raste, mjeku juaj mund te dyshoje per nje semundje te caktuar te zemres e cila trashegohet ne familje nepermjet nje mutacioni genetic (nje ndryshim ne kodimin e disa proteinave) ne trupin tuaj. Ka rezultuar qe nje ne pese paciente me insuficience kardiake ka nje baze genetike. Nje gje e tille mund te zbulohet me nje vizite te kujdesshme duke e pyetur per historine familjare dhe me pas konfirmohet me analiza gjaku. Perfitimi I berjes se testit genetik eshte se nese konfirmohet qe semundja ka nje baze genetike, atehere mund te kontrollohen edhe anetaret e tjere te familjes per te zbuluar nese jane te predispozuar ndaj kesaj semundjeje apo jo, dhe personat qe jane ne rrezik per ta shfaqur semundjen ndiqen periodikisht, nderkohe qe jane nen zhvillim nje sere strategjish trajtimi me shpresen e parandalimit te shfaqjes se semundjeve nga mutacionet genetike.

 

Trajtimet

 

  Kush eshte trajtimi per Insuficiencen Kardiake?

Ne varesi se cfare e ka shkaktuar Insuficiencen tuaj kardiake, trajtimet fillestare per insuficiencen kardiake te lehte – moderuar perfshijne Ushtrime fizike, lenia e duhan pirjes, trajtimi I hipertensionit (diete me pak kripe dhe medikamente per hipertensionin), trajtimin per yndyrnat e larta (kolesterolin), nderprerjen e alkolit dhe drograve, nje medicament frenues te enzimes se konversionit te angiotenzines (ACE-I) apo bllokuesve te receptoreve te angiotenzines II (ARB).

​

  Beta bllokuesit jane thelbesor tek te gjithe pacientet qe vuajne nga Insuficienca Kardiake. Zakonisht nderkohe qe insuficienca kardiake rendohet, pacientet nuk mund ti tolerojne me beta-bllokuesit. Shumica e pacienteve me insuficience kardiake gjithashtu perdorin antagoniste te aldosteronit (spironolactone apo eplerenone), te cilet ulin vdekshmerine dhe rrallojne nevojen per tu shtruar ne spital. Mjeku juaj do te sigurohet nese ju jeni duke I perdorur medikamentet qe jane provuar qe ju ndihmojne.

 

Si e kuptoni qe semundja po perparon?

 

Nese insuficienca kardiak eshte duke perparuar, ju do te vini re rritje te ketyre simptoma: veshtiresi ne frymemarrje, lodhje dhe ulje te aftesise per te bere aktivitet fizik. Per personat qe ndodhen ne Fazen B te disfunksionit sistolik te ventrikulit te majte, por te cilet nuk kane per momentin simptomat e insuficiences kardiake, diagnostikimi zakonisht behen kur gjate Testit te EKOs gjendet nje EF me pak se 40%. Ketu perfshihen paciente me nje Infarkt ne Zemer, semundje te valvulave te zemres apo kardiomiopati. Pacientet ne Fazen C zakonisht jane ato qe kane simptoma dhe dihen qe kane insuficience kardiake sistolike.

​

Kush jane opsionet e trajtimit?

 

  Te gjithe njerezin me insuficience kardiake Faza B duhet te marrin nje medicament te klases se Inhibitoreve te enzimes se konvertimit te angiotenzines (ACE-I) apo bllokues te receptoreve te angiotenzines II dhe nje beta-bllokues. Kirurgjia apo opsionet intervencioniste per bllokimet e arterieve koronare, infarktit te zemres, dhe reiparimi apo zevendesimi I valvulave duhet shtruar per diskutim.

​

Trajtimet e zakonshme per Fazen C te insuficiences kardiake perfshijne:

​

  • Medikamentet si ACE-I apo ARB dhe nje beta-bllokues duhet te pershkruhen per te ndihmuar muskulin e zemres te pompoje me me pak sforco.

​

  • Nje antagonist te aldosteronit do te pershkruhet

​

  • Ne rastet kur ankesat persistojne apo ju nuk i toleroni dot ACE-I mund te pershkruhet nje kombinim Hydralazine/nitrate

​

  • Diuretike (shkarkuesit e lengjeve) perdoren tek shumica e pacienteve

​

  • Digoxina perdoret ne shume paciente qe ankesat i persistojne

​

  • Kufizim I natriumit (kripes se gjelles) ne diete deri ne 2,000 mg ne dite

​

  • Monitorimi I peshes trupore cdo dite dhe te raportohet kur ka nje shtim apo  ulje te peshes mbi  1 kg per 24 ore apo 2.5 kg per 1 jave.

​

  • Kufizimi I lengjeve (sa te jete e mundur)

​

  • Mund te rekomandohet terapi resinkronizimi kardiak (pacemaker biventrikular)

​

  • Mund te rekomandohet implantimi I defibrilatorit te implantueshem (ICD)

​

  Pacientet duhet te vleresohen per te percaktuar nese opsionet e meposhtme te trajtimit jane te mundshem: Transplanti I zemres, paisje asistuese te zemres, dhenia e medikamenteve inotrope (forcues te muskulit te zemres) me rruge venoze te vazhdueshme, mjekim I fundit te jetes (paliativ apo hospice), apo mjekime qe jane ne faze kerkimore.

​

Kush jane opsionet e mia per trajtim kirurgjikal te insuficiences kardiake?

​

Kirurgjia e bypass-it te arterieve koronare (CABG)

​

  Kirurgjia me e shpeshte per insuficiencen kardiake eshte kirurgjia e bypasit. Nese bllokohet nje arterie koronare, atehere muskuli I zemres furnizohet me pak me gjak. Muskuli i zemres behet I “etur” per gjak (ishemia) dhe nuk eshte ne gjendje qe te pompoje gjak; ndodh insuficienca kardiake. Mjeku juaj do te percaktoje nese insuficienca juaj kardiake eshte shkaktuar nga semundja e arterieve koronare dhe nese ju keni bllokime qe mund te bypasohen. Megjithese pacientet me insuficience kardiake kane rrezik me te larte kirurgjikal, strategjite e reja perpara, gjate dhe pas kirurgjise e kane ulur rrezikun e operacionit dhe kane permiresuar rezultatet.

​

Kirurgjia Valvulare

 

Nderkohe qe insuficienca kardiake avancon, remodelimi I ventrikulit te majte shkakton terheqjen anesore te muskujve papilar (te cilet mbajne fletet e valvules mitrale), duke dhene rrjedhje te gjakut tek kjo valvul. Riparimi I valvules mitrale zakonisht perfshin riformimin e fleteve dhe perforcimin e valvules mitrale me nje unaze. Eksperienca ka treguar se riparimi I valvules mitrale:

​

  • Ruan anatomine normale te zemres

​

  • Permireson funksionin kardiak

​

  • Ul ankesat

​

  • Permireson mbijetesen

​

  • Ul rrezikun dhe komplikacionet

​

Nese rrjedh valvula e aortes, atehere eshte opsioni I riparimit apo zevendesimit te valvules se aortes.

​

Procedurat valvulare perkutane

​

  Nje procedure me pak invasive se kirurgjia e hapur e zemres, e quajtur zevendesimi perkutan I valvulave te zemres, mund te realizohet ne pacientet me insuficience kardiake te cilet kane ngushtim apo rrjedhje gjaku nga valvulat e zemres. Kjo procedure e re invasive perfshin futjen e nje valvule zemre artificiale nepermjet nje kateteri. Rruga e hyrjes eshte permes arteries apo venes femorale, ose direkt nepermjet miokardit. Futet nje proteze valvulare qe hapet vete, ne pozicionin e valvules se pacientit qe eshte e demtuar.

​

  Nderkohe qe nganjehere nje valvul mitrale qe rrjedh gjak mund te riparohet me nje procedure qe realizohet ne kabinetin e kateterizimit, ku valvules I vendoset nje kapese/klip. Kjo procedure nuk ka nevoje per prerje ne gjoks dhe diteqendrimi ne spital eshte rreth dy dite.

​

Cfar ndodh nese avancoj ne Fazen D te insuficiences kardiake?

 

  Faza D eshte faza e fundit, e pakthyeshme. Pacientet qe zhvillojne insuficience kardiake te rende mund te perfitojne nga trajtime te vecanta, sic eshte paisja asistuese ventrikulare (VAD) apo  transplanti kardiak. Nese cilesia juaj e jetes eshte shume e keqe, apo nese mjeku ju ka thene gjendje eshte shume e rende, ju lutem pyesni mjekun tuaj per keto opsione trajtimi.

​

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

                                                                         LVAD (Left ventricular assist device)

 

Cfare eshte VAD?

 

  Nje VAD (ventricular assist device) eshte nje pompe mekanike qe perdoret per te suportuar qarkullimin e gjakut dhe funksionimin e zemres tek njerezit te cilet kane insuficience kardiake. Paisja funksionon sin je zemer normale duke e marre gjakun nga dhoma e poshtme e zemres dhe e pompon drejt organeve te trupit.

Jane dy lloje te VAD – LVAD (I majte) dhe RVAD (I djathte). LVAD eshte me I shpeshti pasi ai ndihmon ventrikulin e majte qe te pompoje gjakun ne aorte,e cila eshte arteria kryesore qe e transporton gjakun e pasur me oksigjen nga zemra drejt trupit.

Si perdoret LVAD per insuficiencen kardiake te avancuar?

LVAD zakonisht perdoret si “ure drejt transplantit” per ato njerez tek te cilet terapia medikamentoze ka deshtuar dhe jane shtruar ne spital me stadin final te insuficiences kardiake. Kjo paisje ndihmon zemren tende qe te pompoje gjakun ne trup.  Mjeku juaj e percakton nese nje LVAD eshte I pershtatshem per juve, duke u bazuar ne gjendjen tuaj mjekesore, ankesat mosha, permasat e trupit dhe prania e semundjeve te tjera.

LVAD mund te mos jete e pershtatshme tek disa paciente te cilet kane probleme me koagulimin e gjakut, demtim te pakthyeshem te veshkave, semundje te rende te melqise, semundje te rend ate mushkrive, apo infeksione qe nuk mund te trajtohen me antibiotike.

​

​

14-0011-advanced-heart-failure-guide-lva
bottom of page