top of page

SEMUNDJET E VALVULAVE TE ZEMRES

​

 Semundjet e valvulave te zemres i referohen gjithseciles gjendje qe pengon nje apo disa valvula te zemres qe te funksionojne normalisht per te siguruar qarkullimin normal te gjakut. Kur nuk trajtohen, semundjet e valvulave te zemres mund te ulin cilesine e jetes dhe te sjellin rrezik per humbjen e jetes. Ne shum raste, valvulat e zemres mund te trajtohen kirurgjikalisht apo te zevendesohen, duke rikthyer funksionin normal te valvules dhe duke lejuar kryerjen e aktivitetit normal. 

​

 Vendimi per tu trajtuar me medikamente apo per te kryer nderhyrje kirurgjikale varet nga lloji I semundjes valvulare qe ju keni, graviteti I semundjes, mosha, dhe semundjet e tjera qe keni.

​

 Semundja e valvulave te zemres nenkupton qe nje valvul e zemres nuk funksionon sic duhet per shkak te stenozes (ngushtimit te valvules) ose insuficiences valvulare (kthimin e gjakut mbrapsht, “rrjedhjes” se valvules). Keto situate bejne qe zemra te punoje me shum se normalisht per te furnizuar trupin me sasine e duhur te gjakut. Eshte e mundur qe te bashkekzistojne njekohesisht si stenoza edhe insuficienca ne nje apo me teper valvula.

Valvulat e zemres

​

Valvulat e Zemres

​

 Zemra ka kater valvula – nga nje per cdo dhome te zemres. Valvulat bejne qe gjaku te levizi nga zemra per ne drejtimin e duhur.

​

 Valvula Mitrale dhe Trikuspidale ndodhen ne atriume (dhomat e siperme te zemres).

Valvula e Aortes dhe Pulmonare ndodhen mes ventrikujve (dhomave te poshtme te zemres) dhe eneve te madha qe dalin nga zemra.

​

Kuspiset

​

 Valvulat perbehen nga flete te holla, te forta, te quajtura kuspise. Kuspiset hapen per te lene kalimin e gjakut perpara ne zemer gjate gjysmes se kohes se rrahjes se zemres. Nderkohe qe ato mbyllen per ta penguar gjakun qe te kthehet mbrapsht gjate gjysmes tjeter te kohes se rrahjes se zemres.

​

Kuspiset e valvules mitrale dhe trikuspidale mbahen nga:

​

  • Anulus: nje unaze e forte, fibrotike e ngjitur te kuspiset qe ndihmon ne mbeshtetjen dhe ruajtjen e formes se duhur te valvules.

  • Kordat tendine: lidhese te forta, fibrotike

  • Muskujt papilare: pjese e murit te brendshem te ventrikujve.

​

 Kordat tendine dhe muskujt papilare i mbajne kuspiset stabel dhe nuk lejojne kalimin e gjakut ne drejtim te kundert.

​

Valvula aortes normale – ka tre kuspise

​

Valvula aortes bikuspide – ka dy kuspise. Valvula mund te mos hapet plotesisht (stenoze) ose mund te mos mbyllet plotesisht (regurgitim)

​

Si punojne valvulat

​

Qarkullimi I gjakut brenda zemres

​

 Kater valvulat hapen dhe mbyllen per te mundesuar qarkullimin e gjakut ne zemer. Ilustrimi I meposhtem tregon se si qarkullon gjaku neper zemer dhe pershkruan punen e seciles valvul ne mbajtjen e gjakut ne qarkullim.

​

Hapja e valvules trekuspidale dhe mitrale

​

Gjaku rrjedh nga atriumi I djathte ne ventrikulit e djathte nepermjet valvules trekuspidale te hapur, dhe nga atriumi I majte ne ventrikulit te majte nepermjet valvules mitrale te hapur.

​

Mbyllja e valvules mitrale dhe trekuspidale

​

Kur ventrikuli I djathte eshte I mbushur me gjak, valvula trekuspidale mbyllet dhe nuk lejon qe gjaku te rikthehet mbrapsht ne atriumin e djathte gjate tkurrjes se ventrikulit.

Kur ventrikuli I majte eshte I mbushur plot, valvula mitrale mbyllet dhe e pengon gjakun qe te rikthehet mbrapsht ne atriumin e majte gjate tkurrjes se ventrikulit.

​

Hapja e valvulave te aortes dhe pulmonare

 

Nderkohe qe ventrikuli I djathte tkurret, valvula pulmonare detyrohet te hapet. Gjaku pompohet jashte ventrikulit te djathte nepermjet valvules pulmonare drejt arteries pulmonare per ne mushkeri.

Nderkohe qe ventrikuli I majte tkurret, valvula e aortes detyrohet te hapet. Gjaku pompohet jashte ventrikulit te majte nepermjet valvules se aortes per ne aorte. Aorta ndahet ne disa ene gjaku qe e shperndajne gjakun ne te gjithe trupin.

​

Mbyllja e valvules se aortes dhe pulmonare

 

Kur ventrikuli I djathte mbaron tkurrjen dhe fillon te relaksohet, valvula pulmonare mbyllet. Kjo gje pengon gjakun qe te kthehet mbrapsht ne ventrikulin e djathte.

Kur ventrikuli I majte mbaron tkurrjen dhe fillon te relaksohet, valvula e aortes mbyllet. Kjo gje pengon gjakun qe te kthehet mbrapsht te ventrikulin e majte.

Ky cikel perseritet gjithe kohen, duke bere qe gjaku te qarkulloje vazhdimisht ne zemer, mushkri dhe trup. Funksionimi mormal I kater valvulave siguron qe gjaku te rrjedhe lirshem vetem ne njerin drejtim dhe te mos kete zona te kthimit mbrapsht te tij.

​

Shkaqet

 

Cfare i shkakton semundjet e valvulave?

​

 Nje person mund te lindi me semundje te valvulave te zemres (kongenitale) ose ta zhvilloje nje problem te tille vone gjate jetes se tij (e fituar). Nje shkak I zakonshem I semundjeve te valvulave te fituar perfshin infeksionin (si ethja reumatizmale dhe endokarditi infektiv) dhe ndryshimet e valvulave qe zhvillohen me kalimin e viteve.

​

Semundja valvulare kongenitale

​

 Semundja valvulare kongenitale ndodh para lindjes. Probleme te shpeshta qe takohen ne kete tip te semundjeve valvulare perfshijne permasa anormale te valvulave, kuspise qe nuk jane krijuar sic duhet, dhe vendosje anormale e kuspiseve. Semundje valvulare kongenitale perfshijne Bikuspidine e valvules se aortes dhe Prolapsin e valvules mitrale.

​

Semundja e bikuspidise se valvules se aortes eshte nje semundje valvulare kongenitale qe prek valvulen e aortes. Valvula ka dy kuspise ne vend qe te kishte tre. Te pakten 25% e pacienteve me kete semundje kane permasa te rritura te pjeses se aortes siper valvules. Valvula mund te mos hapet plotesisht (stenoze) ose mund te mos mbyllet plotesisht (regurgitim). Ky problem prek rreth 2 % te popullsise.

​

Prolapsi I valvules mitrale , eshte nje tip semundjeje valvulare e shkaktuar nga dobesimi mbi norme i indit lidhor te valvules mitrale. Kjo gjendje ben qe kuspiset e valvules mitrale te kalojne brenda atriumit te majte gjate tkurrjes se zemres. Kjo gje ben qe valvula te ktheje gjakun mbrapsht, regurgitim.

Prolapsi i valvules mitrale prek rreth 1-2 % te popullsise. Meshkujt dhe femrat kane te njejtin rrezik per prolaps te valvules mitrale. Kjo gjendje zakonisht nuk eshte arsye per tu shqetesuar. Vetem nje numer I vogel I pacienteve me prolapse te valvules mitrale eventualisht kane nevoje per kirurgji.

Nese prolapsi behet I rende apo shoqerohet me keputje te kordave tendine (duke humbur suportin), ajo mund te avancoje ne nje rrjedhje te madhe, dhe mund te nevojitet kirurgjia.

Te gjithe pacientet me prolaps te valvules mitrale duhet te pyesin mjekun e tyre nese eshte e nevojshme qe te marrin masa per te parandaluar endokarditin.

​

Semundjet valvulare te fituara

​

Sumundjet valvulare te fituara perfshijne probleme qe zhvillohen ne valvula te cilat me pare kane qene normale. Semundjet e fituara te valvulave mund te jene si pasoje e infeksioneve, si endokarditi infektiv apo Ethja reumatizmale. Ato gjithashtu mund te shkaktohen nga ndryshime ne strukturen e valvules, sic eshte terheqja apo keputja e kordave tendine apo muskujve papilar, degradimi fibrokalcik apo zgjerimi I unazes se valvules. Nganjehere shkaku I semundjeve valvulare te fituara nuk gjendet.

​

Infeksionet

​

 Si endokarditi infektiv edhe ethja reumatizmale mund te sjellin semundje te valvulave te zemres. Endokarditi infektiv eshte nje infeksion madhor dhe mund te jete I rrezikshem per jeten. Mikrobet sulmojne valvulen e zemres dhe mund te shkaktojne rrjedhje te gjakut nga valvula. Ethja reumatizmale mund te beje qe kuspiset te inflamohen. Kuspiset mund te ngjiten me njera-tjetren, te behen te trasha, te shkurtohen dhe te levizin me veshtiresi. Nje ose me teper valvula (me shpesh valvula mitrale) mund te behen stenotike (te ngushtohen) apo te rrjedhin gjakun mbrapsht.

​

Si zhvillohet endokarditi infektiv?

​

 Endokarditi infektiv (gjithashtu I quajtur endokarditi bakterial) eshte nje infeksion I valvulave te zemres apo I shtreses se brendshme te zemres (endokardi). Kjo ndodh kur mikrobet (vecanerisht bakteret, por ka raste edhe kepurdhat apo microbe te tjera) hyjne ne rrymen e gjakut dhe sulmojne siperfaqen e valvulave apo veshjen e brendshme te zemres.

Endokarditi bakterial shkakton formacione, deformim apo vrima te valvulave. Ai zakonisht ben qe valvulat ta kthejne gjakun mbrapsht. Endokarditi bakterial mund te jete vdekjeprures nese nuk trajtohet.

​

Si zhvillohet Ethja reumatizmale?

​

 Ethja reumatizmale zakonisht eshte rezultat I infeksionit streptokoksit te patrajtuar, sic eshte infeksioni streptokoksik I fytit. Perdorimi I penicilines per trajtimin e infeksioneve te fytit nga streptokoku mund ta parandaloje demtimin e valvulave. Ai ndodh me shpesh tek femijet e moshes me 5 deri 15 vjec, dhe duhen vite qe te shfaqen ankesat e semundjes se valvulave.

​

 Valvula ne vetvete nuk eshte e infektuar kur ju keni ethe reumatizmale. Por, trupi yne prodhon antitrupa per te luftuar infeksionin, dhe jane keto qe luftojne gabimisht me valvulat e zemres, duke shkaktuar inflamacion dhe deformim te tyre.

​

Semundjet strukturore te valvulave

​

 Semundjet strukturore te valvulave perfshijne terheqjen apo keputjen e kordave tendine apo muskujve papilare, degjenerimin fibro-kalcik apo zgjerimin e unazes se valvules.

​

Simptomat

​

Kush jane simptomat e sumundjeve te valvulave te zemres?

​

 Kur valvula fillon te mos funksionoje me sic duhet, zemra fillon te rrahi me fort per te kompensuar reduktimin e qarkullimit te gjakut. Nderkohe qe zemra rrah me shpejt, mund te shfaqen simptomat e semundjes se zemres, qe perfshijne:

​

  • Veshtiresi ne frymemarrje

  • Palpitacione te zemres (ndjesi sikur te pushojne rrahjet e zemres per nje moment, apo zemra rreh me fort)

  • Dhimbje gjoksi apo discomfort

  • Enjtje te kyqeve te kembeve, kembeve apo barkut (edema)

  • Lodhje e shpejte

  • Dobesi trupore apo marrje mendsh

​

 Simptomat mund te zhvillohen shpejt nese fillimi I semundjes valvulare eshte I menjehershem dhe I rende. Disa njerez I zhvillojne simptomat me ngadale, saqe nuk arrijne ti dallojne.

​

Kontaktoni me mjekun tuaj nese ju keni ndonje nga keto ankesa, ne menyre qe te kontrolloheni per valvulat e zemres. Nese ju jeni I diagnostikuar tashme me semundje te valvulave te zemres, kryeni kontrollot e rregullta tek mjeku juaj dhe nese keni ankesa te reja apo rendim te ankesave tuaja njoftojeni menjehere mjekun tuaj dhe mos prisni viziten e planifikuar.

​

Semundjet valvulare dhe problemet e tjera te zemres

​

 Pacientet me semundje valvulare zakonisht kane Insuficience Kardiake dhe Fibrilacion Atrial.

​

Insuficienca kardiake nenkupton qe zemra juaj po punon ne menyre jo eficiente dhe nuk mund ta pompoje sasine normale te gjakut. Simptomat e insuficiences kardiake dhe semundjeve valvulare jane te ngjashme. Nese ju keni insuficience kardiake, eshte e rendesishme qe te ndiqnin planin tuaj te trajtimit, I cili mund te perfshije:

​

  • Te mos pini duhan

  • Peshoni veten cdo dite dhe raportoni ndryshimet e papritura.

  • Kufizoni sasine e kripes ne diete

  • Mbani nje peshe te shendetshme

  • Beni aktivitet fizik rregullisht

  • Beni kontrollet periodike tek mjeku

​

Fibrilacioni Atrial eshte nje ritem anormal I zemres I cili fillon ne atrium (dhomat e siperme te zemres). Ai jep rrahje te shpejta dhe te corganizuara te zemres.

Shume opsione trajtimi jane te disponueshme per pacientet me fibrilacion atrial. Ketu perfshihen medikamentet, ndryshimet e stilit te jeteses, procedurat e ablacionit dhe kirurgjia. Se kush eshte trajtimi me I mire per juve, varet nga ritmi I zemres tuaj dhe nga ankesat.

​

Diagnoza

​

Si diagnostikohet semundja e valvulave te zemres?

​

 Doktori juaj do te kryeje nje ekzaminim fizik dhe teste diagnostikuese. Keto rezultate, se bashku me ankesat e tuaja, do te ndihmojne doktorin qe te vendosi diagnozen.

Ekzaminimi fizik mund te konstatoje qe ju keni lengje ne kembe, zmadhim te zemres apo zhurme ne zemer. Nje zhurme ne zemer eshte tingulli qe krijohet kur gjaku kalon neper nje valvul te ngushtuar apo qe e kthen gjakun mbrapsht.

Testet diagnostike ndihmojne per te percaktuar pozicionin, tipin dhe shtrirjen e semundjes se valvules. Ato ndihmojne doktorin qe te shikoje se sa e rende eshte stenoza apo regurgitimi, si dhe cfare efekti ka ne funksionimin e zemres dhe aftesine e saj per te pompuar gjakun. Keto teste mund te perfshijne:

​

Ekokardiograma (EKO): Nje imazh qe tregon zemren ne levizje. Nje sonde qe vendoset ne gjoksin tuaj leshon vale zanore me frekuence te larte, te cilat prodhojne imazhe te valvulave te zemres, mureve te saj dhe funksionit pompues te saj. EKOja mund te shikoje cila valvul eshte e ngushtuar apo rrjedh.

​

EKO te specializuara perfshijne:

​

  • Stres EKO: Eshte nje EKO qe realizohet nderkohe qe ju beni nje ushtrim fizik per te shikuar se si punon zemra juaj gjate sforcimit.

  • EKO transezofageale (TEE): Ky tip EKOje perdor nje tub te vecante (te quajtur endoskop) I cili kalohet nepermjet gojes deri poshte ne ezofag. Kjo lejon mjekun qe ta shikoje me nga afer zemren tuaj.

  • EKO 3D: kjo eko mund te paraqesi pjese te zemres tuaj ne tre dimensione, keshtu qe mjeku juaj mund te masi me mire permasat dhe te konstatoje funksionin e zemres tuaj dhe valvulave te saj.

​

Elektrokardiograma (EKG): Nje imazh mbi leter I impulseve elektrike qe kalojne ne muskulin e zemres. Elektrodat (pull ate vegjel ngjites) vendosen ne trup, dhe nepermjet disa telave dergojne informacionin per te krijuar figuren. Nje EKG mund te konstatoje anomalite anomalite e aktivitetit elektrit te zemres.

​

Kateterizimi kardiak: Nje procedure imazherike invasive qe perdoret per te vleresuar funksionin kardiak. Gjate kateterizimit kardiak, nje tub i holle, I gjate (kateteri) futet nga nje ene gjaku e kembes apo e krahut deri ne zemer me ndihmen e nje paisjeje te vecante rrezesh X. Nepermjet kateterit injektohet kontrast, dhe behen rregjistrime me rreze X nderkohe qe kontrasti kalon neper zemer. Nje kateterizim I zemres mund te dokumentoje nje valvul te demtuar.

​

Rezonanca magnetike (MRI): nepermjet nje magneti te madhe dhe valeve te radios prodhohen pamje te valvulave dhe dhomave te zemres. Ajo mund te prodhoje pamje ne levizje te zemres gjate punes se saj dhe mund te konstatoje qarkullimin anormal te gjakut neper zemer.

 

Perseritja e ketyre teste here pas here, ben qe mjeku juaj te vleresoje ecurine e semundjes suaj dhe merr vendimet per trajtimin.

 

Trajtimi

​

Kush jane trajtimet e disponueshme?

 

Trajtimet per semundjet e valvulave perfshijne:

​

  • Mbrojtja e valvules tuaj nga demtimet e metejshme duke ulur rrezikun per te pesuar endokardit infektiv

  • Mekimamente per te lehtesuar simptomat dhe per te ulur rrezikun per demtime te metejshme te valvules.

  • Riparimi I valvules apo zevendesimi kirurgjikal, kur eshte I nevojshem

  • Procedura Kateterizimi, kur jane te nevojshme

  • Ndjekja me konsulta periodike tek doktori juaj. Semundjet e valvulave te zemres mund te perkeqesohen edhe pa shfaqur asnje simptome, prandaj eshte e rendesishme per te takuar mjekun sipas planifikimit per te vleresuar gjendjen tende.

​

Trajtimi qe eshte me I pershtatshem per juve varet nga disa faktore, qe perfshijne llojin e semundjes valvulare qe keni, gravitetin e demtimit te valvules, moshen tuaj dhe semundjet bashkeshoqeruese. Mjeku juaj do tju shpjegoje per secilin opsion.

​

Trajtimi me medikamente

 

Ju mund te keni nevoje per medikamente per te ndihmuar zemren tuaj qe te pompoje gjakun me mire. Keto medikamente ndihmojne kur zemra ka humbur forcen pompuese per shkak te semundjes se valvules.

​

A eshte kirurgjia me e mire per mua se sa vetem medikamentet?

 

Medikamentet zakonisht ndihmojne ne fazat e para te semundjeve valvulare, por ato nuk kane me efekt nderkohe qe semundja rendohet. Ju nuk duhet te shtyni kirurgjine nderkohe qe ankesat rendohen. Nganjehere eshte me mire qe te kryhet kirurgjia para se te fillojne ankesat. Vendimi per te kryer kirurgjine eshte nje vendim I rendesishem dhe ne marrjen e ketij vendimi jeni I perfshire ju, kardiologu juaj dhe kirurgu I zemres.

​

Cfare ndodh nese un zgjedh qe te mos e kryej kirurgjine?

 

Semundja valvulare eshte nje problem mekanik I cili nuk do te largohet vetvetiu. Me kalimin e kohes, nderkohe qe semundja avancon, ju do te keni me teper ankesa. Gjendja e pergjithshme shendetesore do te rendohet. Shpesh here ankesat rendohen gradualisht, por ka edhe raste kur ato rendohen menjehere. Nqs ju vendosi te mos kryeni kirurgjine, ju duhet te qendroni ne kontroll te vazhdueshem nga mjeku. Kirurgjia ngelet gjithmone nje opsion per tu trajtuar, edhe tek pacientet me semundje shume te avancuar te valvulave te zemres, dhe aim und te jete i vetmi trajtim efektiv.

​

Kirurgjia valvulare

 

Ka dy tipe kirurgjie te valvulave – kirurgjia e riparimit te valvules dhe kirurgjia e zevendesimit te valvules. Nese ju keni nevoje per kirurgji valvulare, doktori juaj do te percaktoje se cili tip kirurgjie eshte me I mire per juve duke u bazuar ne gjendjen tuaj dhe nga faktore te tjere.

Kirurgjia valvulare mund te kombinohet me kirurgji te tjera te zemres, sic jane procedura ne valvula te tjera, Bypass, kirurgji per aneurizmen e aortes apo kirurgji per trajtimin e fibrilacionit atrial.

​

Tipet e kirurgjive valvulare

 

Kirurgjia e riparimit valvular

​

 Gjate kirurgjise se riparimit valvular, kirurgu riparon valvulen difektoze. Kjo lloj kirurgjie zakonisht kryhet pa perdorur pjese artificiale. Valvula mitral eshte valvula qe riparohet me shpesh, por riparimi kirurgjikal mund te kryhet edhe ne valvulat e aortes dhe trekuspidale.

Avantazhet e mundshme te riparimit te valvules kundrejt zevendesimit te valvules jane:

​

  • Rrezik me I vogel per infeksione

  • Nuk ka nevoje per antikoagulant per te gjithe jeten (hollues te gjakut)

  • Ruan forcen e muskulit te zemres

​

Tipet e teknikave te riparimit valvular perfshijne komisurotomine, dekalcifikimin, prerjen e nje pjese te kuspisit te valvules, krijimi I kordave te reja, suporti anular, riparimi I kuspisit me patch dhe riparimi I valvules se aortes bikuspide.

 

 

 

 

 

 

 

 

​

​

​

​

Kirurgjia e zevendesimit valvular

​

Kirurgjia e zevendesimit  valvular realizohet kur kirurgjia e riparimit valvular nuk jane opsion trajtimi. Kirurgjia e zevendesimit valvular perdoret me shpesh ne trajtimin e pacienteve me semundje te valvules se aortes, vecanerisht tek ato me stenoze aorte. Zevendesimi kirurgjikal perfshin heqjen e valvules se vjeter dhe zevendesimin e saj me nje valvul biologjike apo mekanike. Valvula e re qepet tek unaza e valvules se vjeter. Te gjitha valvulat qe vendosen jane “biocompatible”, qe do  te thote se valvula e re nuk do te luftohet nga sistemi imun I trupit.

​

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tipet e kirurgjive te zevendesimit valvular

 

Valvulat Biologjike

 

 Valvulat Biologjike jane te ndertuara nga ind kau (bovine), derri (porcine) apo njeriu (allograft apo homograft). Valvulat biologjike mund te kene disa pjese artificiale te cilat i japin support valvules dhe e bejne me te lehte vendosjen e saj ne pozicionin e duhur.

Shum paciente te cilet vendosin valvula biologjike nuk kane nevoje per mjekim me angikoagulant (hollues gjaku) pas operacionit.

 

Ne te shkuaren, valvulat biologjike mendohej se zgjasin me pak se valvulat mekanike. Por studimet e fundit tregojne se zakonisht zgjasin te pakten 10-15 vite pa e humbur funksionin.

 

Nje valvul homograft eshte nje valvul zemre njeriu e cila vjen nga nje dhurues, pas vdekjes se tij. Ajo ongrihet dhe perdoret per te zevendesuar valvulen e semure. Nje homograft mund te perdoret per te zevendesuar nje valvul aorte, vecanerisht nese aty ka nje infeksion. Ajo gjithashtu mund te perdoret per te zevendesuar valvulen pulmonare gjate procedures Ross.

 

Procedura Ross perdoret zakonisht per te trajtuar femijet dhe te rriturit me semundje te valvules se aortes. Kirurgjia perfshin heqjen e valvules pulmonare dhe vendosjen e saj ne vend te valvules se aortes te semure. Valvula pulmonare me pas zevendesohet me nje valvul homograft.

 

Valvulat mekanike

 

Valvulat mekanike jane te ndertuara nga metali dhe karboni. Ato tolerohen mire nga trupi, jane shume rezistente dhe zgjasin per te gjith jeten.

 

Valvula me dy flete eshte lloji qe perdoret me shpesh. Ajo perbehet nga dy flete karboni te montuara ne nje unaze e cila eshte e mbuluar me polyester.

 

Nese ju keni zevendesuar nje valvul me valvul mekanike, ju duhet te merrni medikamente per hollimin e gjakut (antikoagulant), sic eshte Warfarina, per te gjithe jeten tuaj. Mjekimi me antikoagulant ben qe gjaku te mpikset me pak se normalisht. Kjo gje parandalon mpiksjen e gjakut mbi valvulen e zevendesuar. Kjo ndihmon ne uljen e rrezikut per atak ne zemer apo Insult ne Tru/Stroke.

 

Nese ju perdorni Warfarin, ju duhet te beni rregullisht analiza gjaku (INR).  Analize e cila mat se sa shpejt te mpikset gjaku. Kjo analize ndihmon mjekun per te pare se si po vepron mjekimi dhe nese ka nevoje per ndryshim te dozes se mjekimit.

 

Disa paciente qe kane te vendosur valvul mekanike degjojne nje tingull ritmik. Ky eshte tingulli qe prodhojne fletet e valvules kur hapen dhe mbyllen.

 

Teknikat e kirurgjise valvulare

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nderhyrja kirurgjikale tradicionale (sternotomia mediane)

 

Kirurgjia kirurgjikale tradicionale perfshin nje prerje 15-20 cm ne kocken e derrases se kraharorit per te hapur gjoksin dhe per te arritur tek zemra dhe arteriet. Ky tip incizioni perdoret per shume lloje kirurgjish te zemres. Kirurgu do te perdori incizionin me te vogel te mundshem per te bere operacionin.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kirurgjia valvulare invasive minimale

 

Kirurgjia valvulare invasive minimale kryhet duke bere prerje me te vogla se ato te kirurgjise tradicionale. Teknikat perfshijne nderhyrje endoskopike apo krijimi I nje vrime (te quajtura porta e hyrjes, kirurgji torakoskopike apo kirurgji te asistuar nga videoja) dhe kirurgjia e asistuar nga roboti. Kirurgu juaj do ju tregoje nese ju jeni kandidat per kete lloj kirurgjie.

 

Perfitimet e kirurgjise invasive minimale perfshijne nje incision te vogel (7-10 cm) dhe shenje operacioni me e vogel. Perfitime te tjera te mundshme perfshijne uljen e rrezikut per infeksion, me pak hemoragji dhe traum, me pak dite qendrimi ne spital (3-5 dite), dhe rikuperim me I shpejte nga operacioni.

 

Kirurgjia valvulare (zevendesimi apo riparimi) eshte tipi me I shpeshte I procedurave minimale invasive. Jane shume tipe incizionesh qe perdorin kirurget per te kryer kirurgjine valvulare. Diskutojeni me kirurgun tuaj se cfare lloj incizioni/prerjeje do te perdoret ne rastin tuaj.

 

Trajtimi me rruge perkutane/transkatheter

 

Zevendesimi I valvules se aortes me rruge perkutane/transkatheter (TAVR)

TAVR eshte nje opsion trajtimi per pacientet me stenoze te rendesishme te valvules se aortes. Mjeku perdor nje kateter per te zevendesuar valvulen e semure me nje valvul biologjike. Kateteri futet ne nje arterie ne rreze te kofshes apo nje te prere ne gjoks. Jo te gjithe pacientet jane te pershtatshem per TAVR. Mjeku juaj ju informon nese jeni te pershtatshem per nje nderhyrje te tille apo jo.

​

 

 

 

 

 

 

 

 

Riparimi I valvules mitrale me MitralClip

 

Trajtimi me MitralClip eshte nje opsion trajtimi per disa paciente me regurgitim mitral te rendesishem simptomatik (kthim te gjakut mbrapsht nga valvula) te cilet jane teper te semure per te patur nje kirurgji te hapur tradicionale. Mjeku perdor nje kateter qe futet nga rreza e kofshes dhe kalon ne zemer, ku vendos MitralClipin ne kuspiset e valvules se semure. Kjo ndihmon valvulet qe te mbyllet me mire.  

 

Para dhe Pas Kirurgjise

 

Cfare duhet te pres para dhe pas operacionit?

 

Sa kohe do te funksionoje valvula ime?

 

Kohezgjatja e funksionimit te valvules tuaj te riparuar apo te zevendesuar varet nga disa faktore – gjendja juaj ne momentin e operacionit, tipi i kirurgjise qe ju eshte bere dhe sa kujdeseni ju per veten pas kirurgjise. Ne disa raste, riparimi kirurgjikal I valvules nuk e pengon perkeqesimin e gjendjes se saj, dhe juve mund tju nevojitet perseritja e operacionit.

 

Valvulat mekanike rralle here mund te demtohen, por ato mund te kene nevoje qe te zevendesohen nese mbi to ka mpikse gjaku, infeksion apo rritje indore siper saj qe e pengon qe te funksionoje normalisht. Valvulat biologjike dhe homograftet eventualisht do te duan te zevendesohen. Ne gje e tille eshte vecanerisht e vertete per pacientet e rinj te cilet kane vendosur valvul biologjike.

 

Kush jane rreziqet per komplikacione madhore nga kirurgjia?

 

Te gjitha kirurgjite kane rrezik. Keto rreziqe jane te lidhur me moshen, semundje te tjera bashkeshoqeruese dhe numri i procedurave qe ju jane bere njekohesisht gjate te njejtes nderhyrje. Kardiologu dhe kirurgu juaj do jua shpjegojne se kush jane rreziqet. Kini parasysh qe ti thoni te gjitha pyetjet qe keni dhe te siguroheni qe I keni kuptuar te gjithe rreziqet e mundshme dhe perse eshte e rekomanduar kirurgjia.

 

A do te duhet qe te perdori hollues gjaku (antikoagulant) pas operacionit?

 

Doktori juaj do tju tregoje nese ju duhet te perdorni antikoagulant dhe per sa kohe. Nese ju keni nje valvul mekanike, ju duhet ta perdorni antikoagulantin per te gjithe jeten. Nese keni bere riparim te valvules apo keni vendosur nje valvul biologjike, ju mund te keni nevoje qe te perdorni antikoagulante per disa jave pas operacionit, ose edhe te mos perdorni fare. Nese keni nje valvul homograft, ju nuk keni nevoje qe te perdorni antikoagulante. Megjithate antikoagulantet nganjehere perdoren si trajtim per semundje te tjera te lidhura me semundjet valvulare. Keto semundje perfshijne zmadhimin e zemres, rrahjet e crregullta te zemres, ulje te forces se zemres dhe histori te meparshme per tromboza te gjakut. Antikoagulantet kane pak efekte anesore. Ato mbrojne ndaj Insultit ne Tru/Strokut dhe zakonisht nuk pengojne ne jeten normale. Ka disa masa te vecanta qe duhet te merrni dhe disa instruksione qe duhet ti dini kur jeni duke perdorur antikoagulantet. Mjeku juaj do ju informoje ne detaje se cfare duhet te keni kujdes.

 

Detajet e kirurgjise

 

Nje pjese e ketij informacion nuk ju perket juve nqs ju keni kryer kirurgji invasive minimale apo procedure perkutane/transkateter.

 

Sa zgjat procedura?

 

Sasia e kohes per kete procedure varet nga lloji I procedures qe do te kryhet. Zakonisht zgjat 3-6 ore.

 

A do te perdoret gjate operacionit paisja zemer-mushkri?

 

Po. Paisja zemer – mushkri perdoret gjate kirurgjise valvulare per te zevendesuar punen e zemres dhe mushkrive per nje periudhe te shkurter kohe. Ajo mundeson qarkullimin e gjakut neper trup. Zemra ndalohet dhe si rrjedhim kirurgu mund te operoje ne nje zemer “te ndalur”. Ky tip kirurgjie referohet si kirurgji “onpump”.

 

Cfare ndodh pas kirurgjise?

 

Pasi valvula riparohet apo zevendesohet, paisja zemer-mushkri ndalohet, zemra fillon te punoje vete, dhe qarkullimi normal i gjakut fillon.

Mund tju vendosin perkohesisht nje elektrode per pejsim te perkohshem dhe nje tub ne gjoks per te zbrazur lengjet. Ka raste qe aktivizohet pacemakeri i perkohshem per te mbajtur ritmin e zemres te rregullt deri sa te permiresohet gjendja.

Zakonisht pas operacionit qendrohet ne Reanimacion per 1-2 dite. Gjate qendrimit ne reanimacion ju kontrollohet zemra, presioni I gjakut, niveli I oksigjenit dhe parametrat jetesor.

 

Pas reanimacionit do te kaloni ne pavion per 3-5 dite, megjithate koha qe do te kaloni ne spital varet nga tipi I kirurgjise qe keni kryer.

 

Rekuperimi

 

Ne pergjithesi, eshte e pritshme qe per nje periudhe kohe te kete dhimbje dhe lodhje. Kjo vjen si pasoje e operacionit dhe nuk eshte shenje e mosfunksionimit te valvulave. Mund te duhen 2 deri ne 3 muaj per tu rekuperuar plotesisht nga kirurgjia dhe shumica e pacienteve mund te ngasin makinen mes javes se 3 deri 8 pas operacionit. Periudha e rekuperimit do te jete me e vogel nese kryeni kirurgji invasive minimale apo robotike.

Si ndiheni pas operacionit do te varet nga gjendja juaj e pergjithshme, si ka shkuar operacioni, dhe sa te kujdesshem jeni ju per veten pas kirurgjise. Pacientet me simptoma me te renda perpara operacionit mund te ndiejne permiresim me te madh pas operacionit. Nese jeni te shqetesuar per ankesat tuaja apo per periudhen e rekuperimit kontaktoni me mjekun tuaj.

 

Te qendrosh I shendetshem

 

Nje pjese e rendesishme qe te qendrosh I shendetshem pas kirurgjise eshte nje stil I shendetshem jetese dhe marrja e medikamenteve sipas pershkrimit te mjekut. Varesisht te stilit tuaj te jeteses, ju mund te duhet qe te beni ndryshimet e meposhtme:

​

  • Te lini duhanin

  • Trajtimi I kolesterolit te larte

  • Menagjimi I presionit te larte te gjakut dhe diabetit

  • Te beni  ushtrime fizike rregullisht

  • Mbajtja e peshes normale

  • Te hani sipas nje diete te shendetshme

  • Te kryeni konsultat periodike tek mjeku juaj

 

Ndjekja pas operacionit

 

Vizita e pare mjekesore pas operacionit do te jete gjate javes se pare pasi te keni dale nga spitali. Vizita e pare pas operacionit eshte shume e rendesishme per tu siguruar qe ju jeni duke marre llojin dhe sasine e duhur te medikamenteve dhe te kontrollohet per cdo problem qe mund te shfaqet nderkohe.

 

Vizita tjeter do te jete tek mjeku I familjes apo tek kardiologu pas 6 javesh qe keni dale nga spitali. Mjeku do ju kontrolloje se si po ecen rekuperimi, te sigurohet qe ju po merrni medikamentet e duhura ne sasine e duhur, dhe tju jape driten jeshile per tu kthyer ne aktivitet normale jetesore si ngarja e makines apo puna.

 

Medikamentet, kirurgjia dhe trajtimet e tjera nuk eshte se do ta sherojne plotesisht semundjen tuaj valvulare. Juve do ju duhet qe te ndiqeni gjate gjithe jetes nga mjeku juaj per tu siguruar qe valvula juaj punon sic duhet.

Kontrolli tek kardiologu eshte I nevojshem te pakten nje here ne vit, edhe nese nuk keni ankesa.

Kontaktoni mjekun tuaj nese keni ankesa te reja apo rendim te ankesave ekzistuese dhe mos prisni daten e vizites se planifikuar.

 

Si ta mbroj valvulat e zemres time?

 

Endokarditi Bakterial apo infektiv eshte nje infeksion I valvulave te zemres apo te veshjes se brendshme te zemres (endokardit). Kjo ndodh kur mikrobet (zakonisht bakteret, por ka raste edhe funget apo microbe te tjera) hyjne ne rrymen e gjakut dhe sulmojne veshjen e brendshme te zemres apo valvulat e zemres. Endokarditi Bakterial krijon formacione ose vrima ne valvula dhe zakonisht shkakton rrjedhje te valvulave te zemres. Pa trajtim, endokarditi bakterial mund te jete vdekjeprures.

 

Per te ulur rrezikun e endokarditit bakterial:

​

  • Ruani higjenen e gojes. Shkoni tek dentist cdo 6 muaj, lani dhembet cdo dite, dhe sigurohuni qe protezat jane te vendosura mire.

  • Njoftoni mjekun nese keni shenja infeksioni, perfshi temperature mbi 38°C; djeresitje, ethe, skuqje ne lekure, dhiimbje, skuqje, enjtje; plage qe nuk sherohen; dhimbje fyti, apo veshtiresi ne gelltitje; kolle qe zgjat mbi dy dite; shenja te bardha ne goje apo ne gjuhe; nauze, te vjella apo diarre.

  • Gripi apo e frohura e zakonshme nuk shkaktojne endokardit, por infeksionet, te cilat mund te kene te njejtat simptoma, shkaktojne endokardit. Sigurohu, njofto mjekun dhe pershkruaji simptomat si dhe kujtoji mjekut qe je nje pacient qe ke vendosur nje valvul ne zemer.

 

Kush eshte ne rrezik?

 

Ju jeni me teper ne rrezik per te zhvilluar endokardit bakterial nese :

​

  • Keni nje valvul zemre artificiale

  • Keni patur me pare endokardit bakterial

  • Disa lloj semundjesh te lindura te zemres

  • Semundje te valvulave te zemres qe zhvillohen pas transplantit te zemres

​

Nese ju keni ndonje nga keto gjendje, flisni me mjekun tuaj rreth marrjes se antibiotikeve mbrojtes para disa procedurave mjekesore dhe dentare. Pyeteni mjekun rreth tipit dhe dozes se antibiotikut qe keni per te marre, dhe per sa kohe do ta merrni, si dhe per cilen procedure duhet marre.
 

14-0004-heart-valve-surgery-guide-valve-
14-0004-heart-valve-surgery-guide-techni
14-0004-heart-valve-surgery-guide-techni
valve-disease-tavr ccl.jpg
bottom of page