top of page

10 gjerat qe duhet te prisni nga mjeku juaj

 

  Ju sapo keni pritur 2 ore nje doktor qe erdhi me vonese. Me tu futur ne zyre, mjeku fillon te flasi me nje zhargon teknik mjekesor qe ju nuk e kuptoni, kerkon ekzaminime, shkruan nje recete dhe ju percjell jashte zyres. Ju largoheni konfuz, dhe kuptoni qe nuk arritet as te benit nje pyetje te vetme per shendetin tuaj.

​

Mos e pranoni kete. Ky eshte skenari me i keq i nje vizite mjekesore. Ju keni te drejta, perfshi te drejten qe te merrni pjese ne trajtimin mjeksor tuajin dhe jo te jeni nje pacient pasiv. Filloni me keto 10 pritshmeri.

​

Sigurohu qe doktori juaj:

​

  1. Ta kuptoje se ku jeni ju

​

  Mjeku juaj nuk duhet thjesht tju mbaj fjalim juve per te rene ne peshe, te lini duhanin apo beni disa ndryshime te caktuara ne jeten tuaj. Ai/ajo duhet te kuptoje se ku jeni ju ne kete process. A jeni ju gati qe te filloni nje plan renieje ne peshe? A e keni marre seriozisht lenien e duhanit? Te kuptoje deshiren tuaj per te ndryshuar. Pa te, nuk ka sukses.

​

   2. Vlereson kohen tuaj – dhe ju respekton

​

  Ju kujtohet pritja e gjate tek shembulli I mesiperm? Pervec rasteve kur ka pasur nje emergjence, nje gje e tille nuk duhet te ndodhe. Doktori me stafin duhet te menaxhojne kliniken ne menyre qe te vleresohet koha juaj. Gjithashtu, nese ju thoni qe ju doni nje opinion te dyte dhe mjeku shtremberohet, nuk I pelqen, kjo nuk eshte nje shenje e mire. Ju e keni te drejten e nje opinioni te dyte dhe mjeku duhet ta respektoje kete te drejte.

 

   3. â€‹Te marre vendime me ty, jo per ty                                                          

 

  Mjeket duhet ta kuptojne se juve jeni pronari i trupit dhe jetes tuaj, dhe ju duhet te jeni pjese e cdo vendimi per shendetin tuaj. Nese mjeku kerkon nje test qe juve ju shqeteson, diskutojeni me te derisa ta kuptoni plotesisht se perse duhet bere. Nese mjeku te ofron nje trajtim qe ju nuk e kuptoni, pyesni deri sa ta kuptoni.

​

   4. Degjimi aktiv

 

  Ne te gjithe e dime se si ndihemi ne nje takim kur jemi me nxitim. Nje takim I tille nuk eshte I dobishem per asnjeren nga palet qe takohen. Mjeku duhet tju degjoje juve gjithmone pa ju bere qe te ndiheni ne nxitim – dhe te mos ju nderpresi. Mjeku duhet te vere ne diskutim presupozimet tuaja; pjese e degjimit aktiv eshte pergjigja active.

 

   5. Shikon situaten ne pergjithsi

​

  Mjeket e mire duan te dijne se cfare ndodh pertej shendetit tend. Kur ato te pyesin rreth jetes personale, nuk jane thjesht duke bere dialog. Eshte e rendesishme marrja e informacionit rreth depresionit, problemeve familjare apo faktoreve stresor. Te gjitha keto mund te ndikojne tek shendeti yt. Mjekesia eshte me teper se thjesht cfare ankesash keni diten kur vjen per vizite.

 

   6. Kini parasysh leket

 

  Kjo eshte vecanerisht e rendesishme nese jeni duke paguar nga xhepi juaj. Mjeku duhet te kete parasysh menyren tuaj te pageses se kujdesit shendetesor, ne menyre qe te mos ju ngarkoje me fatura qe nuk mund ti paguani. Mos kini turp qe te pyesni nese nje test apo procedure eshte e domosdoshme apo jo , sa kushton dhe nese mbulohet nga siguracioni apo jo.

 

   7. Te shpjegoje cfare jane ato qe thote

 

  Zhargoni mjekesor eshte nje problem madhor ne viziten mjekesore. Mjeku juaj duhet te gjeje gjithmone kohe qe tju shpjegoje se cfare do te thone termat qe ai perdor, dhe nese po I referohet nje gjendjeje shendetesore, testi, trajtimi apo ndonje gjeje tjeter. Nese nuk e kuptoni nje term, vazhdoni ta pyesni mjekun deri sa ta kuptoni ate.

 

   8. â€‹Ju jep akces tek dokumentacioni juaj mjekesor

 

  Ju nuk duhet te prisni per jave te tera per nje pergjigje ekzaminimi te caktuar – dhe te takoheni me mjekun per te marre kopjen e testit. Nepermjet internetit komunikimi eshte me I lehte, dhe duhet te siguroheni qe informacionin tuaj shendetesor mund ta merrni me lehtesi.

 

   9. Eshte transparent

 

  Kur vjen puna tek trajtimi, shmang surprizat. Klinika duhet tju informoje juve se sa kushton cdo aspekt I trajtimit. Mjeku juaj duhet te jete I hapur ne lidhje me eksperiencen e tij ne trajtimin e gjendjes tuaj, si dhe shkallen e suksesit – dhe rrezikut – te cdo procedure te mundshme.

 

   10. Ju inkurajon qe te sillni ndihme

 

  Nese gjerat e mesiperme jane bere sic duhet,ju do te keni marre informacion mjaftueshem. Eshte levizje e zgjuar qe te merrni nje bashkshort, apo nje te afermin tuaj ne vizite. Ky person mund te marre shenime, beje pyetje dhe te kujdeset per te drejtat dhe nevojat tuaja ne pergjithsi. Mjeku juaj jo vetem qe duhet ta lejoje nje gje te tille, por duhet tju inkurajoje qe te merrni nje shoqerues.

​

bottom of page