SI TE KUJDESENI PER PLAGEN OPERATORE KARDIAKE

 Lloji I plages qe keni varet nga tipi I kirurgjise qe keni bere:

  • Nese keni prerje tradicionale sternale, kirurgu juaj ka perdorur tela sternal per te mbyllur kocken e derrises se kraharorit, dhe me pas eshte mbyllur me qepje te brendshme dhe te jashtme.

  • Nese keni patur kirurgji invazive minimale, atehere plaga eshte shume me e vogel dhe mund te jete ne sternum ose jo.

 Ju gjithashtu mund te keni plage te vogla ne rreze te kofsheve, kembe apo krahe, ashtu si dhe plage te vogla nga tubat ne gjoks, fijet e pacemakerit apo linjat intravenoze.

Inspektoji te gjitha plaget ne trup cdo dite per shenja infeksioni

Kontaktoni mjekun/spitalin ku keni kryer operacionin nese shikoni:

  • Rrjedhje nga plaga

  • Hapje te plages

  • Skuqje rreth plages

  • Ngrohje perreth plages

  • Temperature (mbi 38.4°C)

  • Nese keni diabet dhe niveli I sheqerit ne gjak fillon te luhasi me teper se zakonisht

 

Laji duart para dhe pasi te keni prekur apo te keni trajtuar plagen

 

Mbajeni vendin e plages te paster dhe te thate

 

Nese nuk ka rrjedhje, nuk duhet ta mbuloni plagen me fasho. Nese ka rrjedhje nga plaga, eshte e rendesishme qe te kontaktoni me mjekun tuaj.

Larja/Dushi

 

  Nese plaga po sherohet dhe nuk ka rrjedhje – lejohet te behet dush (jo me teper se 10 minuta).

  Nese keni qepje (penjte) ne gjoks, gjate dy javeve te para pas kirurgjise, dushi duhet bere duke I kthyer shpinen ujit. Nuk eshte problem nese plaga laget, por rryma e ujit nuk duhet te godasi perballe gjoksin tuaj.

 

  Nese nuk keni dush, mund te laheni ne vaske (jo me teper se 10 min). Mos u zhysni ne vaske. Uji duhet te jete I ngrohte – jo shum I nxehte apo I ftohte. Temperaturat ekstreme mund tju bejne qe te ndjeni dobesi trupore.

 

  Plaga mund te lahet gjate dushit, megjithate perdorni vetem uje dhe sapun per te pastruar vendin.

 

  Perdorni sapun te thjeshte, dhe jo sapune te parfumosura. Mos provoni market e re sapuni gjate periudhes suaj te rekuperimit nga operacionit.

 

  Lageni doren me uje me shkume dhe lani plagen operatore lehte duke perdorur levizje nga lart-poshte.

 

  Mos perdorni solucione, Vajra, balsame , pervecse ne rastet kur ju rekomandon mjeku.

 

  Thajeni lehte lekuren me peshqir.