top of page

TAKIKARDIA VENTRIKULARE

​

Cfare eshte Takikardia Ventrikulare?

​

  Ventrikujt jane dy dhomat e poshtme te zemres. Ato mbushen me gjak qe i vjen nga dhomat e siperme te zemres (atriumet) dhe e dergojne ate ne mushkri dhe nepermjet aortes e qarkullojne ne te gjith trupin. Takikardia eshte nje rrahje zemre me e shpeshte se 100 rrahje per minute. Norma e rrahjeve te zemres eshte nga 60 ne 100 rrahje per minute. Takikardia ventrikulare eshte nje rrahje zemre e rregullt, me e shpejte se normalja e cila e ka fillesen ne dhomat e poshtme te zemres. Ne shumicen e pacienteve takikardia ventrikulare ka nje shpejtesi prej 170 apo me teper rrahje per minute.

 

Shkaqet

 

  Shpejtesia e rrahjeve te zemres tuaj kontrollohet nga sinjale elektrike qe transmetohen nepermjet muskulit te zemres. Kur dicka nuk shkon sic duhet dhe keto sinjale kalojne shume shpejte, atehere ndodh takikardia.

​

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Me shpesh, takikardia ventrikulare shkaktohet nga semundje te tjera te zemres sic eshte semundja e arterieve koronare, presioni I larte I gjakut, zgjerimi I zemres (kardiomiopatia) apo semundjet e valvulave te zemres. Ajo gjithashtu mund te shfaqet pas nje ataku te zemres (Infarkti I miokardit) apo pas kirurgjise se zemres si pasoje e ndryshimeve ne zemer qe ndodhin gjate sherimit te plageve te kirurgjise (scar).

​

  Takikardia ventrikulare mund te zhvillohet tek njerezit te cilet nuk kane semundje tjera te zemres, por nje situate e tille eshte teper e rralle. Ne keto persona, nje situate e tille mund te vije si pasoje e perdorimit te disa medikamenteve, crregullimit te elektroliteve (kriprat minerale qe rregullojne ritmin e zemres), perdorimi I tepert I kafeines apo alkolit, drograt, aktiviteti fizik, apo ne disa raste disa semundje te trasheguara genetikisht. Ashtu sic ka raste qe mund te ndodhi ne mungese te ndonje shkaku te dukshem.

 

  Personat e moshuar dhe ato me histori familjare per crregullime te ritmit te zemres, jane me te predispozuar per te zhvilluar takikardi ventrikulare.

 

Simptomat

 

  Gjate nje episodi takikardie ventrikulare, zemra tkurret aq shpejt saqe presioni I gjakut ulet dhe zemra nuk mund te pompoje gjak mjaftueshem per te furnizuar me oksigjen trupin, dhe nje gje e tille shkakton simptomat. Megjithese disa njerez me takikardi ventrikulare mund te mos kene ankesa, shumica e tyre kane marrje mendsh, gjendje te fikti, palpitacione, veshtiresi ne frymemarrje apo dhimbje gjoksi. Kur rrahjet e zemres jane teper te shpejta apo kur takikardia ventrikulare zgjat me teper se disa sekonda, atehere ajo shkakton gjendje te fikti, humbje te ndjejave apo arrest kardiak dhe vdekje.

Nese ju keni patur gjendje te fikti te pashpjegueshme, marrje mendsh apo dobesi trupore, veshtiresi ne frymarrje apo palpitacione, ju duhet te vleresoheni per nje takikardi ventrikulare te mundshme. Dhimbja e gjoksit, veshtiresia ne frymemarrje dhe pulsi I shpejte jane simptoma urgjente te nje takikardie ventrikulare qe mund te jete edhe fatale, dhe ju duhet te kerkoni kontroll mjekesor urgjent per te shmangur rrezikun e arrestit kardiak dhe vdekjes.

 

Ritmi I zemres ne EKG

 

  Sistemi elektrik I zemres nxit rrahjet e zemres. Cdo rrahje zemre paraqitet ne elektrokardiograme (EKG) nga nje grafik i caktuar.

 

Ritmi I zemres normal

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ritmi I zemres normal tregon aktivitetin elektrik normal te zemres pergjate rruges se tij normale. Ritmi eshte I rregullt dhe shpejtesia eshte mes 60 deri 100 rrahje per minute.

 

Takikardia

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Takikardia: Ritem I shpejte i zemres (>100 rrahje per minute)

 

Diagnoza

 

  Hapi i pare me i shpeshte ne diagnostikimin e takikardise ventrikulare eshte elektrokardiograma (EKG).

​

  Nje EKG eshte nje paisje qe perdoret per regjistrimin ne nje leter grafike te aktivitetit elektrik te zemres. Grafiku vizatohet nga nje kompjuter i cili e merr informacionin nga elektrodat (disa ngjitese te vogla) te cilat vendosen mbi gjoks, ne duar dhe kembe. Mjeku do ju realizoje EKGne ne klinike, por ju gjithashtu mund te jete e nevojshme qe te vendosni nje aparat EKGje portative (monitorim Holter) ne shtepi per 24-48 ore, qe doktori ta vleresoje me gjate ritmin e zemres tuaj.

​

  Nje mjet tjeter per te ndihmuar ne diagnostikimin e takikardise ventrikulare eshte testi elektrofiziologjik. Mjeku juaj mund tju referoje tek nje specialist per te kryer kete procedure. Gjate ketij testi, nepermjet venave te kofshes, futen disa kateter me elektroda brenda ne zemer per te studjuar aktivitetin elektrik te zonave te ndryshme te zemres. Me ane te saj, doktori krijon nje harte te impulseve elektrike te zemres dhe percakton sakte se ku eshte problemi.

​

Trajtimet

 

  Qellimi I trajtimit te takikardise ventrikulare eshte trajtimi I cdo semundjeje tjeter bashkeshoqeruese, e cila do te permiresonte apo eleminonte crregullimin e ritmit, dhe parandalimin e episodeve ne te ardhmen.

​

  Ne kushtet e urgjences, qellimi i pare eshte qe te ngadalesohen rrahjet e zemres sa me prane normales. Kjo mund te perfshije perdorimin e CPR (shtypjet e gjoksit dhe dhenia e frymemarrjeve goje-goje), defibrilatorin elektrik apo perdorimin e medikamenteve intravenoze.

 

  Shume paciente me takikardi ventrikulare kane dy opsione trajtimi – ablacionin me radiofrekuence (RCA) dhe defibrilatorin e implantueshem (ICD). Qe te dy opsionet e trajtimit kane rezultate shume te mira kur realizohen ne qendra mjekesore te specializuara ne trajtimin e pacienteve me takikardi ventrikulare.

 

Ablacioni me radiofrekuence

 

  Ablacioni me radiofrekuence (RCA) eshte nje procedure qe kryhet nga nje elektrofiziolog kardiak, I cili eshte nje kardiolog qe eshte fokusuar ne trajtimin e crregullimeve te ritmit te zemres. Ne pjesen e pare te procedures, mjeku perdor teknika te elektrofiziologjise per te lokalizuar ne zemer zonen se ku fillon crregullimi I ritmit.

Ne pjesen e dyte, mjeku perdor nje kateter me nje maje te vecante i cili elektricitet me frekuence te larte. Kjo energji aplikohet ne ventrikul, ne zonen qe shkakton crregullimin e ritmit, dhe e shkaterron ate. Kjo quhet procedura e ablacionit.

Kjo eshte nje procedure qe per shumicen e pacienteve eshte e suksesshme dhe e largon plotesisht crregullimin e ritmit, dhe pacienti nuk ka nevoje per trajtim te metejshem. Nderkohe qe per disa paciente te tjere, nuk ka sukses te plote dhe duhet te vendosin nje ICD.

 

Defibrilatori i Implantueshem (ICD)

 

  Nje ICD eshte nje paisje qe monitoron dhe kontrollon ritmin e zemres per te parandaluar takikardine ventrikulare. Ajo implantohet poshte lekures.

​

  ICD konsiston ne nje gjenerator impulsesh, I cili ka permasat e nje shkrepseje, dhe ten je apo me teper kobllove te cilat lidhin gjeneratorin me zemren. Kabllot futen nepermjet venave dhe pozicionohen ne zemer. Kobllot transmetojne aktivitetin elektrit tek nje mikroqip kompjuteri ne gjeneratorin e impulseve. Nese kompjuteri konstaton rrahje zemre jo normale, gjeneratori I impulseve dergon nje sinjal elektrik permes kabllove drejt zemres dhe e rikthen ritmin normal te zemres.

 

  Studimet klinike tregojne se ICD-te jane efektiv tek pothuaj te gjithe pacientet, per te ndaluar takikardite ventrikulare jetekercenuese.

 

  Medikamentet qe ngadalesojne rrahjet e zemres jane nje tjeter opsion per trajtimin e pacienteve me takikardi ventrikulare. Keto medikamente jane efektive por shoqerohen me disa efekte anesore, me potencial fatal, dhe perdorimi i tyre eshte I rralle.

 

Sistemi Elektrik I Zemres

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Atriumet (dhomat e siperme te zemres) dhe ventrikujt (dhomat e poshtme te zemres) punojne sebashku, duke u tkurrur dhe relaksuar ne momente te ndryshme per te pompuar gjakun jashte zemres. Sistemi elektrik I zemres eshte burimi I energjise qe e ben te mundur nje gje te tille. Gjate rrahjes se zemres ndodh:

​

  • Nyja sinoatirale (SA)

​

  Ne cdo rrahje zemre, impulsi elektrik fillon ne nyjen SA, te lokalizuar ne atriumin e djathte. Nyja SA prodhon impulset elektrike qe percaktojne shpejtesine e rrahjeve te zemres. Aktiviteti elektrik shperndahet nepermjet mureve te atriumeve dhe shkakton tkurrjen e tyre.

​

  • Nyja Atrioventrikulare (AV)

​

  Nyja AV lokalizohet mes atriumeve dhe ventrikujve dhe vepron si nje porte qe ngadalson sinjalet elektrike para se te futen ne ventrikuj. Kjo vonese i jep kohe artiumeve qe te tkurren para ventrikujve.

​

  • Rrjeti His Purkinje

​

Kjo rruge fibrash dergon impulse ne muret muskulare te ventrikujve dhe shkakton tkurrjen e tyre. Kjo tkurrje shtyn gjakun jashte zemres per ne mushkri dhe ne te gjith trupin.

Nyja SA shkarkon perseri nje impuls tjeter dhe cikli perseritet perseri.

​

Ndjekja

 

  Nese jeni nen kujdes mjekesor per takikardi ventrikulare, eshte e rendesishme qe te jeni korrekt me vizitat e rikontrollit. Mjeku juaj do te kerkoje qe te monitoroje gjendjen tuaj, te sigurohet qe trajtimi eshte akoma efektiv dhe te diskutoje per ndonje simptome apo problem tjeter shendetesor qe mund tju shfaqet.

Eshte e rendesishme per ju qe te vazhdoni te mbani diete te shendetshme per zemren dhe te kreyni ushtrime fizike sipas rekomandimit te mjekut.

​

​

14-0029-ventricular-tachycardia-guide-el
14-0029-ventricular-tachycardia-guide-ve
ECG-with-tachycardia-1.png
Normal_ECG.bmp
bottom of page