top of page

5 menyra per te perfituar maksimumin nga vizita mjekesore

  Ti mendoje se ishe I pergatitur. Kishe gati disa pyetje per ti bere doktorit – por kur vjen momenti, nuk te kujtohet asnjera prej tyre.

Shume njerezve u ndodh nje situate e tille. Ka disa gjera qe mund te beni per te perfituar maksimumin nga vizita juaj mjekesore. Nese I perdor rekomandimet e meposhtme, do te jesh I pergatitur – dhe mjeku do ta vleresoje qe ti I ke bere detyrat e shtepise.

  1. Ji korrekt me orarin

  Shko 15-20 minuta me heret se orari qe te eshte caktuar. Nje gje e tille mund tju beje qe te fitoni kohe ne matjen e parametave (presioni I gjakut,pesha) perpara vizites, gjithashtu do te shfrytezoni maksimumin e kohes qe keni ne dispozicion me mjekun.

   2. Shkruaji pyetjet qe ke

 

  Perpara takimit, shkruaji pyetjet apo shqetesimet per te cilat do te diskutosh. Keto harrohen lehte. Nderkohe qe kur I shkruan, I rendit edhe sipas prioriteteve se cfare te pyesesh te paren. Gjithashtu, sheno nje liste te te gjith medikamenteve qe po perdor, perfshi bimet mjekesore dhe suplementet ushqimore.

 

   3. Historia familjare

 

  Sigurohu qe ke informacion per gjendjen shendetesore te familjes tende. Tregoji mjekut cdo semundje qe kane anetaret e familjes tende. Historia familjare eshte nje e dhene shume e rendesishme per te parashikuar rrezikun tuaj per semundje.

 

   4. Relaksohu

  Eshte e natyrshme qe te jesh pak nervoz apo anksioz gjate vizites tek mjeku, por mos harro qe ne jemi aty per te te ndihmuar. Perpiqu te relaksohesh sa me shume te jete e mundur. Disa paciente vuajne edhe nga hipertensioni I bluzave te bardha, qe do te thote se presioni I gjakut ngrihet mbi normen kur ato shkojne per vizite tek mjeku. Kur mberrin, bej disa frymemarrje te thella dhe mbaj mend se mjeku eshte krahun tend.

 

   5. Ji i ndershem

 

  Te jemi te sinqerte – shume semundje jane te sikletshme per tu diskutuar. Por juve nuk duhet tju vije siklet qe te flisni per cdo gje me mjekun tuaj. Lenja e detajeve pa thene apo te genjesh mjekun mund te jete e demshme per shendetin sepse edhe trajtimi nuk do te jete I plote, pra tregoja te gjitha mjekut. Ndershmeria eshte pa diskutim forma e sjelljes me e mire – vecanerisht per shendetin.

Lexo :

bottom of page