Shkoder : Rruga Isuf Sokoli, Nr 9, Tregu i Zdrales, prane Autoshkolles Bushati.
Tirane : Rruga Mihal Popi, Nr 5; Perballe Shkolles Vasil Shanto, prapa dyqanit Vodafone.
Tel: 0696973999
0695173103
Opinioni i Dyte Mjekesor
​
Koha e paternalizmit ne mjekesi ka mbaruar. Per brezin e prinderve tane, keshilla e mjekut ishte e shenjte. Te pyesesh mjekun per opsionet e diagnostikimit dhe te trajtimit , te kerkoje nje opinion te dyte, apo te kerkoje qe te dije me teper rreth semundjes tende, thjesht nuk ekzistonte si opsion. Por me zhvillimin menyrave te komunikacionit ne mase, ne fillim me ane te televizorit, dhe me pas me ane te internetit, cdo gje ka ndryshuar. Sasia e informacionit shendetesor tek pacienti eshte teper e madhe. Rritja e njohurive dhe transparenca e kane permiresuar mjekesine, por ky ndryshim kulturor ka krijuar nje problem te ri: mbingarkese informacioni. Nese beni nje kerkim ne Google per termin Mitral Valve Prolaps, do te dalin rreth 500 000 shkrime. Keshtu qe si mundet qe te zgjedhi mes ketyre shkrime pacienti apo familjaret e tij? Nje opsion eshte qe pasi te keni marre disa informacione te pergjithshme ne internet, te shkoni te merrni nje opinion te dyte tek nje mjek tjeter.
​
Perse ju duhet te konsideroni nje opinion te dyte mjekesor?
​
Kur jeni perballe nje diagnoze mjekesore te re, ndodh shpesh qe te hutoheni. Marrja e vendimeve mund te jete shume e veshtire vecanerisht kur duhet te zgjidhni mes disa opsionesh trajtimi. Si e dini ju se jeni diagnostikuar sakte apo jeni duke zgjedhur trajtimin e duhur apo jo?
Eshte plotesisht e arsyeshme qe te merret nje opinion I dyte kur perballeni me situata mjekesore qe te ndryshojne jeten apo edhe ta rrezikojne ate.
​
Nje opinion I dyte ju ndihmon qe:
​
-
Te beheni nje pacient me i informuar – nga marrja e opinionit te dyte, ju fitoni me teper njohuri mbi semundjen dhe opsionet tuaja. Si rrjedhoje ju jeni me I informuar kur do te merrni vendime qe kane pasoja afatgjate.
​
-
Konfirmoni nese diagnoza eshte e sakte – a jane kryer te gjitha studimet dhe testet e nevojshme dhe a jane interpretuar sakte? A ka diagnoza te tjera qe duhen marre ne konsiderate si shkaktare te gjendjes tuaj?
​
-
Te konfirmoni qe trajtimi I rekomanduar eshte I sakte – a eshte korrekt plani I trajtimit? A po sjell ky trajtim rezultatin e deshiruar? A eshte plani I trajtimit I plote? A jane diskutuar te gjitha alternativat e trajtimit?
​
-
Krahasoni rezultatet e trajtimeve qe ju kane ofruar – Duke marre nje opinion te dyte, ju siguroheni qe jeni diagnostikuar sakte dhe qe do te merrni trajtimin me te pershtatshem dhe optimal. Nje opinion i dyte mund tju rekomandoje trajtime qe e eleminojne nevojen e procedurave te panevojshme invazive apo kirurgjikale.
​
Si perfundim, nje opinion I dyte ju ndihmon qe te merrni vendimin me te mire per shendetin tuaj.
​
Perse disa njerez mund te hezitojne?
​
Pacientet shpesh merakosen se mos duke marre nje opinion te dyte mund te ofendojne mjekun.
​
Mjeku nuk duhet te ofendohet sepse ai e di qe semundja mund te cenoje pacientin ne shume menyra te ndryshme dhe se eshte e veshtire per nje mjek qe ti dije te gjithe opsionet e mundshme te trajtimit.
​
Disa doktore, shpesh here, komunikojne me koleget e tyre per ti marre opinion per rastin, vecanerisht nese nje koleg ka me teper eksperience ne raste te tilla.
​
Trajtimet e reja po zhvillohen shume shpejt, dhe eksperienca e mjekut ne rastet komplekse ka rendesi; jo te gjithe mjeket e kane kete eksperience.
​
“Marrja e informacionit shtese per diagnozen dhe trajtimin tend vetem sa ndihmon. Per me teper, si pacient, eshte e drejta jote qe te kerkosh nje opinion te dyte. Ju jeni avokati me i mire I vetes tuaj”.
Jo vetem per diagnozat qe rrezikojne jeten !
Nje opinion I dyte jep mundesine qe ekipi I specialisteve qe po ju trajton te kete mundesine qe te marre konsultim me nje specialist lider te asaj fushe.
​
“Marrja e nje opinioni te dyte per gjendje qe ndikojne seriozisht tek cilesia e jetes tuaj, sic jane semundjet e zemres ( por jo vetem ), mund tju siguroje qe ju jeni diagnostikuar sakte, po merrni mjekimin e duhur, dhe nje gje e tille mund tju kurseje kohe dhe para”
Ne rastin, kur opinioni i ofruar nga mjeku I dyte eshte I njejte me diagnozen dhe trajtimin e mjekut te pare, nje gje e tille ju fal siguri, qetesi te mendjes dhe konfidence qe ju po beni zgjedhjen e duhur per shendetin tuaj.
​