top of page
Si te bejme dallimin mes nje Ataku Kardiak dhe nje Ataku Paniku

 Simptomat shfaqen menjehere: Ndjeni dhimbje ne gjoks, rrahjet e zemrës suaj shpejtohen dhe filloni të djersiteni.

​

 Kjo eshte nje situate alarmuese dhe ju perpiqeni te kuptoni se cfare po ndodh. A eshte nje Atak Kardiak? A eshte nje Atak Paniku? Shpesh mund të jetë e vështirë të besh diferencen (veçanërisht nëse nuk e keni pasur me pare asnjërën) dhe kjo vetëm shton konfuzionin dhe stresin.

​

 Të dyja situatat janë serioze dhe është e rëndësishme të dalloni se cilën po përjetoni, në mënyrë që të merrni trajtimin e duhur. Me poshte po shpjegojme se çfarë kanë të përbashkët këto dy gjendje dhe ku ndryshojne.

 

Cilat janë simptomat e një Ataku Kardiak?

​

Një Atak Kardiak ndodh kur një pjesë e zemrës suaj nuk merr gjak të mjaftueshëm. Kjo zakonisht ndodh sepse një arterie që furnizon me gjak zemrën është e bllokuar. Simptomat e zakonshme të Atakut Kardiak/Infarktit në zemër, përfshijnë:

 

  • Dhimbje / presion në gjoks.

  • Rrahje zemre te forta ose te shpejta.

  • Ndjenjë marramendje ose ndenje te fikti.

  • Djersitje, përfshirë djersët e ftohta.

  • Dhimbje ose diskomfort në pjesën e sipërme të trupit, si ne nofulla, qafe, krahë, shpatulla apo shpine.

  • Veshtiresi ne frymemarrje.

  • Te perziera ose të vjella.

​

Një Atak kardiak mund të jetë kërcënues për jetën, kështu që mos prisni për të parë nëse simptomat largohen. Kërkoni kujdes mjekësor të menjëhershëm nëse keni shenja të një Ataku Kardiak.

 

Cilat janë simptomat e një Ataku Paniku?

​

Një Atak Paniku është një atak i papritur i frikës ose ankthit ne sasi te shtuar. Ataket e panikut nuk janë kërcënuese për jetën, por ato ndërhyjnë në cilësinë e jetës dhe mirëqenien tuaj mendore.

 

Njerëzit që kanë atake  të shpeshta paniku mund të kenë një diagnoze çrregullimi paniku apo një lloj çrregullimi ankthi. Por një atak paniku i izoluar mund t'i ndodhë kujtdo, edhe pa një diagnozë të çrregullimit të panikut.

 

Simptomat e një Atakut te Panikut përfshijnë:

 

  • Ndjenja të papritura të forta ankthi apo frike.

  • Dhimbje gjoksi.

  • Veshtiresi ne frymemarrje.

  • Rrahje te forta apo te shpeshta te zemres.

  • Djersitje

  • Dridhje te trupit.

  • Dobësi trupore apo marrje mendsh.

  • Dhimbje stomaku apo te perziera.

​

Dallimi midis një Ataku Paniku dhe një Infarkti në Zemër

 

Lokalizimi i dhimbjes

​

Që të dy, si Ataku i Panikut edhe Ataku Kardiak, shkaktojnë shqetesim në gjoks, por ka një ndryshim. Ne një Atak Kardiak, dhimbja zakonisht perhapet në zona të tjera si krahu, nofulla ose qafa, nderkohe, nëse është një atak paniku, dhimbja zakonisht do të qëndrojë vetem në gjoks.

 

Si eshte natyra e dhimbjes së gjoksit?

​

Ne Atakun Kardiak ndihet si:

​

  • Presion ne gjoks.

  • Ndjenja e shtypjes apo sic e pershkruajne disa paciente "si një elefant i ulur në gjoks".

  • Ndjesi si djegie.

​

Ataket e panikut zakonisht shkaktojnë:

​

  • Dhimbje therëse (jo tipike me një sulm në zemër).

  • Rrahje  te shpejta te zemrës ose bezdi në gjoks që është e vështirë të përshkruhen.

​

Shkaktarët

​

Ataket Kardiake priren të ndodhin pas sforcimeve fizike - një shenjë që nuk ndodh tek ataket  e panikut.

​

Po nëse simptomat ju shfaqen gjatë natës? Ataku i panikut dhe Ataku Kardiak mund t'ju zgjojnë nga gjumi. Por ka një ndryshim kryesor: Njerëzit që kanë atake paniku gjatë natës, zakonisht kanë Atake Paniku edhe gjatë ditës.

 

Pra, nëse zgjoheni me dhimbje në gjoks ose simptoma të tjera, dhe nuk keni një histori të meparshme atakesh paniku, kjo mund të jetë një shenjë e një Ataku Kardiak.

 

Sa kohë zgjat?

​

Simptomat e Atakut të Panikut zgjasin disa minuta ose deri në një orë. Pastaj, simptomat zhduken, dhe ju ndiheni më mirë. Por një Atak Kardiak nuk do të heqë dorë.

 

Dhimbja dhe simptomat e një Ataku Kardiak jane te vazhdueshme ose të vijnë në valë ku lehtesohet apo rendohet. Infarktet në zemër mund të shkaktojnë dhimbje të forta në gjoks, si niveli 9 ose 10 në shkallën e dhimbjes (0 deri ne 10), pastaj më vonë, dhimbja mund të bjerë në 3 ose 4 para se të përkeqësohet përsëri. Dhimbja mund të ndryshojë forcen, por nuk do të largohet. 

 

Çfarë ndodh me rrahjet e zemrës gjatë një Ataku Paniku?

​

Në shumë raste, një atak paniku shkakton një rrahje të shpejta të zemrës, te njohura  si takikardi. Rrahjet e zemrës mund të arrijne deri në 200 rrahje në minutë ose edhe më shpejt.

 

Një rrahje e shpejtë e zemrës mund t’ju ​​bëjë të keni marrje mendsh, apo edhe veshtiresi ne frymemarrje. Gjithashtu mund të ndjeni  goditje te forta në gjoks. Zakonisht, takikardia që ndodh në përgjigje të stresit emocional zgjat vetëm disa minuta dhe nuk është e dëmshme. Por nëse perseritet, apo keni simptoma të ngjashme të një infarkti në zemër, kërkoni ndihme mjekësore.

 

A mund të shkaktojë një atak paniku një Infarkt në zemër?

​

Një atak paniku ka pak mundesi qe të shkaktojë një Atak Kardiak, por jo se perjashtohet plotesisht mundesia. Stresi emocional luan një rol në të dyja situatat. Si ataku I  panikut dhe Ataku Kardiak mund të ndodhin gjatë apo pas një situate stresuese, por shumicën e kohës, njerëzit kanë një atak paniku dhe jo një Atak Kardiak si përgjigje ndaj stresit emocional.

 

Njerëzit që kanë ankth, depresion apostres kronik mund të kenë një rrezik më të lartë për semundje të zemrës. Stresi kronik mund të çojë në presion të lartë të gjakut, gjë që rrit rrezikun e Atakut Kardiak.

​

Shikoni për shenjat jo specifike të një Ataku Kardiak


Një Atak Kardiak mund të duket sikur ka ardhur papritmas, por në shumë raste, dhimbja në gjoks për shkak të sëmundjeve të zemrës, e njohur si Angina, shfaqet në ditët ose javët para një Ataku Kardiak.

Ju mund të ndjeni një  dhimbje në shpatull apo ne gjoks gjate ecjes, por mendoni se është diçka tjetër dhe nuk ka lidhje me zemren. Simptomat largohen per nje periudhe, pastaj dhimbja përkeqësohet, ose nuk ndiheni mire. Me pas vjen Ataku Kardiak.

Këto shenja të hershme mund të jenë të vështira për t'u identifikuar por nuk duhen neglizhuar. 

​

Mos e nenvleresoni dhimbjen e gjoksit dhe simptomat e Atakut Kardiak


Një Atak Kardiak është një urgjencë mjekësore. Një Atak Paniku nuk është urgjence mjekesore. Por me mbivendosjen e simptomave, mund të jetë e vështirë t'i dallosh ato. Mos i nenvleresoni ankesat. Nëse keni dhimbje gjoksi apo simptoma të tjera të ngjashme me Atakun Kardiak - ose nëse nuk jeni të sigurt nëse është një Atak Kardiak apo nje Atak paniku - kërkoni menjehere ndihme mjekësore te specializuar.

​

bottom of page