top of page

AKTIVITETI FIZIK PAS OPERACIONIT KARDIAK

​

Per 6 deri 8 javet e para:

​

  • Shtojeni aktivitetin fizik gradualisht. Ju mund te beni pune te vogla ne shtepi, por mos qendroni ne nje vend me teper se 15 minuta.

​

  • Mos ngrini pesha me te renda se 10 kg (per raste specifike mjeku juaj mund tju rekomandoje peshe tjeter). Gjithashtu mos shtyni apo terhiqni objekte te renda.

​

  • Lejohet te kryeni aktivitete mbi nivelin e shpatullave, sic mund te jene kapja e nje objekti qe ndodhet lart ne dollap apo larja/krehja e flokeve. Por mos I mbani krahet e ngritur per nje kohe te gjate.

​

  • Ju mund te ngjitni shkallet, pervecse nese jua ka ndaluar specifikisht mjeku. Mund te nevojitet qe te pushoni gjate rruges nese keni lodhje. Mos beni ngjitje dhe zbritje neper shkalle shpesh here gjate dites, sidomos ne periudhen sapo jeni kthyer ne shtepi.  Eshte mire qe ti planifikoni aktivitetet qe keni per te bere dhe te uleni nje here ne mengjes, ti kryeni gjitha punen qe keni planifikuar, dhe kur te ktheheni ne shtepi te mos dilni me.

​

  • Qetesojeni veten – shperndaji aktivitetet pergjate dites. Nese lodheni, pushoni dhe bejeni nje here tjeter ate aktivitet qe kishit planifikuar per tani.

​

  • Ecni cdo dite.

​

  • Bejeni gjumin e mire. Nese ndiheni I lodhur, flini heret. Kujdes, mos flini shume gjate drekes, pasi mund te keni veshtiresi qe te flini gjate nates.

​

NGARJA E MAKINES​

​

  Mjeku juaj do ju konfirmoje se kur ju mund te rifilloni te ngisni makinen, qe eshte koha pasi sternum eshte sheruar dhe reflekset jane permiresuar. Kjo zakonisht ndodh 6-8 jave pas operacionit, megjithate, ka raste qe mund te fillohet ngarja e makines edhe me heret ne rastet e Kirurgjise invazive minimale. Deri ne ate moment, ju mund te udhetoni si pasagjer sa here qe te doni. Nese beni udhetime te gjata gjate 8 javeve te para pas kirurgjise, duhet te ndaloni cdo nje ore dhe te beni ecje 5 deri 10 minuta.

 

KTHIMI NE PUNE

​

  Rekuperimi kerkon zakonisht 6-8 jave (ose me pak ne rastet me kirurgji invazive minimale). Mjeku juaj do tju tregoje se kur eshte e pershtatshme per te rifilluar punen. Nese eshte e mundur ne fillim eshte mire qe te fillohet puna me gjysmen e orarit, dhe me pas te shtohen oret e punes gradualisht drejt orarit normal.

 

SEXI

 

  Shume paciente dhe partneret e tyre jane nervoz rreth fillimit te aktivitetit te tyre seksual pas kirurgjise se zemres. Sasia e energjise qe nevojitet per te kryer mardhenie me partnerin eshte e njejte me energjine qe nevojitet per te ngjitur dy kate shkallesh apo si te ecesh per 800 m, me hap te shpejte. Nese ju nuk mund ti kryeni keto aktivitete pa ndjere lodhje apo veshtiresi ne frymemarrje, atehere ju duhet pak me teper kohe rekuperimi para se te rifilloni aktivitetin seksual. Gjate 6-8 javeve te para perdorni pozicione qe nuk ushtrojne presion apo peshe ne derrazen e kraharorit apo tension ne krahe apo kraharor.

​

  • Mos harroni se nje mardhenie seksuale perbehet edhe nga aspekti fizik edhe nga ai emocional

​

  • Flisni hapur me partnerin tuaj

​

  • Beni nje kthim gradual tek aktiviteti juaj seksual normal.

​

  • Kryeni mardheni kur te jeni I clodhur dhe komod.

​

  • Krijoni pritshmeri performance realiste – mund te kete nevoje per kohe per tu kthyer ne jeten aktive seksuale.

​

  • Kujdesuni dhe duajeni njeri tjetrin

​

  Shpej ju dhe partneri juaj do te riktheheni ne mardhenien e deshiruar emocionale dhe fizike. Ankthi I te dyja paleve, dhe disa medikamente, mund te nderhyjne te deshira per mardheni dhe tek performance. Diskutojini te gjitha shqetesimet qe keni me mjekun tuaj.

​

bottom of page