Suplementet e kalciumit rrisin vdekshmerine dhe nevojen per kirurgji valvulare tek pacientet e moshuar me stenoze aorte. 

Rezultatet e nje studimi observacional mbi 5 vjecar, tregojne qe duhet bere kujdes tek kjo popullate. 

 Perdorimi I suplementeve te kalciumit me apo pa vitaminë D shoqërohet me ulje te jetegjatesise dhe me rritjen e nevojes per zëvendësim të valvulës aortale tek pacientet e moshës mbi 60 vjeç me stenozë të lehtë deri në mesatare të valvules se aortës. Ky është gjetja e rendesishme e një studimi retrospektive të një grupi të madh pacientësh në Cleveland Clinic. Studimi, i publikuar online në revisten Heart, nuk gjeti asnjë lidhje midis efekteve negative dhe perdorimit te suplementit te vitaminës D te izoluar, pa perdorimin e kalciumit.

 

Këto rezultate sugjerojnë se suplemetet e kalciumit nuk sjellin përfitime kardiovaskulare tek pacientët e moshuar me stenozë aortale, por duket se ushtrojne një efekt të dëmshëm, veçanërisht në ata që nuk jane per zevendesim te valvules se aortes.

 

Pavarësisht debateve, përdorimi i suplementeve po rritet

 Debatet qendrojne midis marrjes me ushqime dhe suplementare të kalciumit dhe vitaminës D dhe rrezikut kardiovaskular, por kjo nuk e ka penguar rritjen e përdorimit të suplementeve të kalciumit dhe vitaminës D në vitet e fundit, veçanërisht në grate në postmenopauzë që synojnë të reduktojnë rrezikun e osteoporozës.

Për shkak se stenoza e aortës karakterizohet nga kalcifikim i rëndë që mund të çojë në palëvizshmëri të fletëve të valvulës aortale dhe pengim të daljes se gjakut nga zemra, marrja e kalciumit është një çështje me interes të veçantë për pacientët me kete diagnoze.

Një shikim i shkurter mbi studimin

 Cleveland Clinic ndërmori studimin më të madh të tillë në pacientët me stenozë aorte deri më sot. Ata identifikuan pacientë të moshës 60 vjeç e lart me stenozë të lehtë ose të moderuar të valvulës se aortes nga baza e të dhënave ekokardiografike të Cleveland Clinic gjatë viteve 2008-2016. 2,657 pacientët e kualifikuar u klasifikuan sipas vecorive të poshtme:

Perdorim I suplementeve me kalcium ± vitaminë D (n = 1,033; 39%)

Perdorim vetëm te vitaminës D (n = 332; 12%)

Asnjë suplement (n = 1,292; 49%)

 

Krahasuar me pacientët që nuk merrnin suplemente, ata që merrnin suplemente kishin më shumë gjasa të kishin diabet dhe sëmundje të arterieve koronare; më shumë gjasa për të marrë statina, varfarinë; dhe ka më shumë gjasa të kenë bërë një operacion bypassi të arterieve koronare dhe të kenë nevojë për dializë të veshkave.

 

Endpointet/rezultatet me interes ishin vdekshmëria gjithe shkakesore, vdekshmëria kardiovaskulare dhe zevendesimi i valvules se aortes; Përparimi i stenozës së aortës (sipas siperfaqes së valvulës së aortës dhe gradientëve maksimal/mesatar) ishte një rezultat dytësor.

 

Gjetjet kryesore

Pacientët ishin kryesisht meshkuj (58%), kishin një moshë mesatare 74 vjeç dhe kishin një mesatare prej 69 muajsh (5.75 vjet) të ndjekjes nga ekokardiograma fillestare. Kohëzgjatja mesatare e suplementeve ishte 67 muaj në grupin e kalciumit dhe 70 muaj në grupin e vitaminës D.

Nga numri total i pacienteve, 20.3% e pacientëve vdiqën gjatë ndjekjes dhe 29.1% iu nënshtruan zevendesimit te valvules se aortes.

Rezultatet kryesore sipas kategorive ishin si me poshte:

 Në analizën multivariable, marrja e suplementeve te kalciumit me apo pa vitaminë D u shoqërua me rritje te rendesishme të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet (HR = 1,31; 95% CI, 1,07-1,62; P = 0,009), te vdekshmërise kardiovaskulare (HR = 2,0 ; 95% CI, 1,31-3,07; P = 0,001) dhe zevendesimi kirurgjikal i valvules se aortes (HR = 1,48; 95% CI, 1,24-1,78; P <0,001) në krahasim me pacientet qe nuk e merrnin kete suplement. 

 Rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet dhe ajo kardiovaskulare pas perdorimit te suplementeve te kalciumit u pa ne nengrupin e pacienteve qe nuk kryen zevendesim kirurgjikal te valvules se aortes. 

 Perdorimi I suplementeve te kalciumit te izoluar (pa vitaminë D) u shoqërua me një rritje jo te rendesishme te vdekshmërisë por një rritje statistikisht te rendesishme te rrezikut, rreth 3 fish te zevendesimit kirurgjikal te valvules se aortes. 

 Suplementet vetëm me vitaminë D nuk u shoqëruan me rritje  të ndjeshëm të rrezikut per ndonjë endpoint parësor.

 Në të gjithë grupin e pacienteve, më shumë se një e treta e pacientëve zhvilluan stenozë të rëndë të valvules se aortës nga ndjekja pesëvjeçare, por nuk kishte asnjë lidhje midis perdorimit te suplementeve dhe avancimit në stenozë të rëndë te aortes, pavarësisht nëse pacientët iu nënshtruan ose jo zevendesimit kirurgjikal te valvules se aortes.

Mesazhet e studimit dhe pyetjet e ardhshme per studim

 Ishte surprize që nevoja për zevendesim kirurgjikal te valvules se aortes ishte kaq e lartë në këtë studim dhe se suplemetet e kalciumit nuk u shoqëruan me shpejtim te përkeqësim të gradientit te presionit të valvulës perball të shenjave klinike.

 

 Pacientët vdiqën apo kishin nevoje ti nënshtoheshin  zevendesimit kirurgjikal te valvules se aortes përpara se të shiheshin ndryshime më të mëdha të gradienteve te presioneve te valvules, 

Nga te dhenat e ketij studimi ka arsye bindese qe duhet bere kujdes perpara fillimit apo vazhdimit te perdorimit afatgjate te suplementeve te kalciumit, pervecse ne rastet kur perdorimi i tij eshte i detyrueshem per mjekimin e osteoporozes. 

 

Një pyetje qe kerkon pergjigje ne studimet e ardhshme është nëse shmangia e suplementeve të kalciumit në pacientët që i janë nënshtruar zevendesimit kirurgjikal te valvules mitrale apo TAVR me një valvul protetike biologjike mund të rrisë jetëgjatësinë e valvulës se re apo jo.

 

Një pyetje e dyte intriguese shkencore është nëse dhënia e suplementit te vitaminës K2 - e cila besohet se rrit perthithjen e kalciumit nga kockat dhe zvogëlon depozitimin e tij në zemër - së bashku me vitaminën D mund të përmirësojë qëndrueshmërinë e protezave biologjike të valvulës aortale.