Shkoder : Rruga Isuf Sokoli, Nr 9, Tregu i Zdrales, prane Autoshkolles Bushati.
Tirane : Rruga Mihal Popi, Nr 5; Perballe Shkolles Vasil Shanto, prapa dyqanit Vodafone.
Tel: 0696973999
0695173103
Presioni I gjakut: Kur dhe si ta masesh ne shtepi
Si mund te bej nje matje te sakte te presionit te gjakut?
Ka disa hapa te thjeshte qe ju ndihmojne per te bere nje matje te sakte te presionit te gjakut. Ki parasysh se disa faktore mund te ndikojne ne rritjen e perkohshme te presionit te gjakut. Presioni I gjakut normalisht rritet si pasoje e :
​
-
Stresit
-
Pirjes se duhanit
-
Temperaturat e ulta
-
Ushtrimet fizike
-
Direkt pas ngrenies
-
Vezika urinare e mbushur
-
Kafeina
-
Disa medikamente
Brenda mundesive shmangini keto faktore para se te masni presionin e gjakut. Ne periudhen e monitorimit te presionit te gjakut ne shtepi, perpiquni qe matjet ti beni ne te njejtin orar te dites, cdo dite.
Perpara se te masni presionin e gjakut:
​
-
Gjeni nje vend te qete
-
Sigurohuni qe keni permasen e duhur te manshetes se aparatit te presionit. Nese nuk jeni i sigurte, kontaktoni mjekun tuaj. (shmangni aparatet e tensionit qe vendosen ne kycin e dores apo ne gisht, mqs nuk kane saktesine e duhur).
-
Ngrijeni mengen e rrobave apo hiqini rrobat nese e kane mengen e ngushte.
-
Qendroni ulur ne karrige per rreth 10 minuta. (Krahu ku doni te kryeni matjen duhet te qendroje ne nivelin e zemres).
-
Ulu drejt me shpinen e mbeshtetur ne mbeshtetesen e karriges, kembet jo te kryqezuara dhe te mbeshtetura ne toke.
-
Lereni krahun e lire, drejt mbi tavoline me pellemben e dores te drejtuar per nga siper.
-
Nuk duhet te flisni, lexoni gazete, apo te shikoni televizor gjate ketij procesi.
Ne varesi te aparatit te matjes se presionit manual apo elektronik, ndiqni instruksionet sipas instruksioneve ne manualin e perdorimit.
Regjistrojeni presionin tuaj te gjakut
Nese mjeku ju ka rekomanduar qe ta rregjistroni presionin e gjakut ne shtepi, shenoni daten, oren e matjes, vleren e presionit sistolik dhe diastolik, dhe tek cili krah e kani matur.
​