top of page

Si ndikon alkoli ne zemren tuaj

Përdorimi i alkoolit mund të shkaktojë rrahje të parregullta të zemrës, rritje të presionit të gjakut apo edhe me shume

drinking.jpg

 Ju me shume mundesi e dini qe konsumi ne sasi te medha i alkolit apo perdorimi i shpeshte i tij nuk është një ide e mire për sa i përket shëndetit. Por kur bëhet fjalë për alkolin dhe shëndetin e zemrës, mund të keni dëgjuar opinione te ndryshme. A është konsumimi I alkolit kaq i keq për zemrën tuaj? A mund të ndihmojë një gotë verë të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës – apo mund ta përkeqësojë atë?

 

Gjëja e pare: Nëse pini alkol, duhet ta bëni këtë me moderim për të shmangur problemet e zemrës që lidhen me alkoolin. Dhe kurrë nuk duhet të përdorni alkool me qëllim për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

​

Mënyrat se si alkooli mund të ndikojë në shëndetin e zemrës

Me poshte po paraqesim disa nga efektet e alkoolit në zemrën tuaj:

​

Rritja e ritmit të zemrës

​

 Një nga gjërat më të rëndësishme që bën zemra juaj është të mbajë një ritëm. Mesatarisht, një rrahje e rregullt e zemrës është rreth 60 deri në 100 rrahje në minutë kur trupi juaj është në pushim. Por alkooli mund të çojë në rritjen e përkohshme të rrahjeve të zemrës, dhe nëse shkon mbi 100 rrahje në minutë, mund të shkaktojë një gjendje të quajtur takikardi. Episodet e shpeshta të takikardisë mund të çojnë në probleme më serioze si insuficienca kardiake apo kalimi në ritme të parregullta te zemres, të cilat mund të shkaktojnë arrest kardiak dhe goditje në tru/Insult.

​

Rrit presionin e gjakut

​

 Pija e katërt në bar mund të duket sikur po ju relakson, por në fakt po ndikon në trupin tuaj ndryshe nga sa mund të mendoni. Alkooli mund të ndikojë në presionin e gjakut, duke bërë që ai të rritet përkohësisht. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur përfshiheni në konsumin e tepruar te alkolit (që përkufizohet si katër ose më shumë pije brenda dy orëve për gratë, dhe pesë ose më shumë pije brenda dy orëve për burrat ).

 

Sigurisht, të gjithë kemi kaluar ndonjehere një natë te tille ku e kemi kaluar një sasi të tillë alkoli. Por është e rëndësishme të siguroheni që ato netë të  jenë përjashtim dhe jo zakon.

 

Nëse keni një histori të presionit të lartë të gjakut, është më mirë të shmangni plotësisht alkoolin ose të pini vetëm herë pas here, dhe me moderim.

 

Rrahje të parregullta të zemrës

​

 Alkooli padyshim bëhet më i pranishëm gjatë sezonit të festave. Dhe ndërkohe qe perdorimi ne sasi te moderuar I alkolit nuk sjell problem për shumicën e njerëzve, është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm se mund të bini viktimë e sindromës së zemrës së festave nëse e teproni me alkolin. Nje gje e tille ndodh kur ngrënia e tepërt dhe konsumimi i tepërt i alkoolit çojnë në rrahje të parregullta të zemrës.

 

Sindroma e zemrës së festave mund të ndodhë nëse nuk pini shpesh alkool, por e perdorni vetem gjate festive apo nese perdorni deri ne nivelin per tu dehur. Nje situate e tille mund t'ju bëjë të zhvilloni rrahje zemre të parregullta, të quajtura fibrilacion atrial, i cili mund të rrisë rrezikun e goditjes në tru/insulti, arrestit kardiak apo insuficiences kardiake.

 

Pirja e zgjatur mund të shkaktojë kardiomiopati alkoolike

​

 Efektet afatshkurtra të alkolit (dhimbje koke, vjellje, pastaj e dini vete vazhdimin) janë të lehta për t'u identifikuar. Por ka edhe deme te tjera që alkooli shkakton në trupin tuaj me kalimin e kohës, të cilat janë të rëndësishme për t'u kuptuar. Një nga efektet afatgjata të alkoolit në zemrën tuaj është kardiomiopatia alkolike. Kjo është kur forca e zemrës tuaj dobësohet dhe permasat e zemres tuaj zmadhohen për shkak të ndryshimeve qe sjell përdorimi i rëndë i alkoolit për një periudhë të gjatë kohore.

 

 Nëse konsumoni rralle alkol, nuk ka arsye për tu shqetësuar . Por mund tja vleje qe te informoheni se cfare konsiderohet pirje e tepruar e alkolit dhe te kontrolloni sasine qe konsumoni.

​

 A ka nje nivel te caktuar alkoli qe eshte e pademshme apo qe te ben mire?

 Është e vërtetë qe vera e kuqe është një zgjedhje më e mirë se pijet e forta. Por nuk duhet ta konsideroni verën ose ndonjë alkool tjetër si një mënyrë për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Megjithese ka studime qe tregojne se pirja e një gote alkol në ditë per femrat dhe dy gota per meshkut, lidhej me gjasat më të ulëta për të vdekur nga një goditje në tru, të dhënat më të fundit tregojnë se mund të mos ketë sasi alkooli që është vërtet e sigurt. Është më mirë të mos pini fare alkol.

​

Faktorë të tjerë që duhen mbajtur parasysh

 

 Është gjithashtu e rëndësishme të dini se mënyrat se si alkoli ndikon në zemrën tuaj do të ndryshojnë nga personi në person, në varësi të moshës tuaj dhe semundjeve të tjera që mund të keni.

 

Mosha

​

 Le ta pranojmë, një dehje në mesin e të 40-tave nuk perjetohet njësoj si në fillim të 20-ave. Kjo për shkak se mosha juaj luan një faktor në atë se sa mirë e toleroni alkolin. Ndërsa disa njerëz zhvillojnë një tolerancë ndaj alkoolit me kalimin e kohës, kjo nuk është e vërtetë për të gjithë - dhe kjo aftësi nuk zgjat përgjithmonë.

 

 Ndërsa rritemi, aftësia jonë për të pastruar alkoolin definitivisht zvogëlohet dhe ndjeshmëria jonë ndaj alkoolit ndoshta rritet. Gjithashtu ndërsa plakemi, përfundojmë me më shumë sëmundje, kështu që mund të marrim ilaçe që mund të ndërhyjnë në mënyrën se si trupat tanë perpunojne alkoolin.

 

Gjendje të tjera mjekësore

​

 Në shumë mënyra, historia juaj mjekësore (dhe e tashmja) mund t'ju tregojë shumë për të ardhmen tuaj me alkolin. Kjo do të thotë, nëse keni nje semundje dhe/ose jeni duke marrë medikamente të caktuara, e gjithë kjo do të ketë një ndikim në mënyrën se si alkoli ndikon tek ju.

 

Disa gjendje shëndetësore mund ta bëjnë pirjen e alkolit më të rrezikshëm.

 

 Për shembull, disa njerëz që marrin ilaçe për uljen e kolesterolit mund të përjetojnë dhimbje muskujsh kur pinë alkol. Për shkak se alkoli dhe ilaçet e kolesterolit të dyja përpunohen përmes mëlçisë tuaj, dhe, në një farë menyre, konkurrojnë për tu pastruar. Pra, është e rëndësishme të mendoni për shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe të flisni me një mjek për faktorët tuaj të rrezikut personal.

​

 Alkoli është bërë nga sheqeri. Pra, nëse jeni të predispozuar për diabet apo nëse i keni trigliceridet e larta, nuk është një ide e mirë të pini alkol.

 

Gjithashtu nëse keni mosfunksionim të mëlçisë ose merrni ilaçe të tjera që përpunohen përmes mëlçisë, rreziqet tuaja mund të jenë të ndryshme. Bisedoni me mjekun tuaj për mënyrën se si alkoli mund të ndërveprojë me ilaçet tuaja.

​

 Gjëja e fundit që dëshironi është që ajo pije e rastësishme pas punës ose një gotë verë në darkë të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj të zemrës. Ekziston një mënyrë për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme dhe të ekuilibruar me alkoolin që ju lejon të shijoni një pije herë pas here dhe të festoni me miqtë dhe familjen. Por zemra juaj është një organ i rëndësishëm për të cilin duhet gjithashtu të kujdeseni, prandaj sigurohuni që të pini me masë, mësoni rreth pirjes së tepërt dhe dini se çfarë mund (dhe nuk mund) të tolerojë trupi juaj përpara se ta hapni atë shishe.

bottom of page