top of page
Perpara vizites me mjekun

Sugjerimet e meposhtme mund t'ju ndihmojne per tu pergatitur para se te paraqiteni per vizite tek mjeku juaj.

  • Grumbullo dokumentet qe duhet ti sjellesh ne viziten me mjekun.

  • Kopje te cdo lloj testi, grafie, apo epikrize qe lidhen me problemin tuaj shendetesor. Nje liste me te gjithe medikamentet qe po perdorni aktualisht, perfshire edhe emrat e medikamenteve qe blihen pa recete, dhe te bimeve mjekesore.

  • Rishiko cdo keshille specifike te dhene nga mjeku juaj rreth dietes apo medikamenteve perpara vizites.

  • Nese keni deshire, kerkojini nje te afermi apo miku tuaj qe tju shoqeroje ne klinike. Ne vartesi nga lloji i konsultes, ju mund te keni nevoje per nje person qe tju dergoje ne shtepi.

 

Gjate vizites

 

 Per tu siguruar qe te perfitoni maksimumin nga vizita juaj, sigurohuni qe ta pyesni doktorin tuaj per cdo pyetje qe mund te keni dhe te shprehni cdo shqetesim tuajin. Ne ju sugjerojme qe te informoheni plotesisht rreth shendetit tuaj

 Nese nuk jeni te sigurte se cfare pyetjesh te beni, shikoni sugjerimet e meposhtme. Keto pyetje mund te lidhen ose jo me rastin tuaj, ne vartesi te gjendjes.

 

Rreth simptomave tuaja dhe diagnozes

 

  • Kush eshte diagnoza/gjendja ime shendetesore?

  • Sa serioze eshte semundja/gjendja ime dhe si do te influencoje ajo ne jeten dhe punen time?

  • Kush eshte ecuria (prognoza) afat-shkurter dhe afat-gjate e semundjes time?

  • Cfare e ka shkaktuar semundjen/gjendjen time?

  • Cilat jane semundjet qe mund te shkaktojne simptomat e mia?

  • A duhet te akzaminohem me teper per ndonje semundje te caktuar?

  • Per cfare simptomash duhet te jem i vemendshem?

  • Si mund te testohem per kete diagnoze dhe cfare do te me tregojne mua keto teste?

  • Cfare rreziku dhe cfare saktesie ka testi qe do te kryej?

  • Kur do ti marr pergjigjet e testeve?

  • A kam nevoje per ekzaminime te tjera?

  • A kam nevoje per vizite rikontrolli dhe nese po, kur?

  • A duhet te marr masa mbrojtese per te mos infektuar te tjeret?

  • Si trajtohet kjo semundje?

 

Rreth trajtimit tuaj

 

  • Kush jane opsionet e trajtimit tim?

  • Sa kohe do te zgjase trajtimi?

  • Sa eshte kostoja e trajtimit?

  • Kush eshte trajtimi i zakonshem per semundjen time?

  • Cfare rreziqesh dhe cfare perfitimesh ka trajtimi?

  • Cfare mund te ndodhi ne qofte se nuk marr trajtimin?

  • Cfare mund te ndodhi nese e vonoj trajtimin?

  • Cfare duhet te bej nese kam efekte anesore?

  • Si ta kuptoj qe trajtimi ka efekt?

  • Cfare duhet te bej nese harroj te marr nje doze te ilacit?

  • Cfare efekti do te kete tek puna ime apo tek aktiviteti im jetesor i perditshem ky lloj trajtimi?

  • Kush eshte ecuria (prognoza) ime afat-shkurter dhe afat-gjate.

 

Nese ju keni nevoje per nderhyrje ne zemer

 

 

  • Perse kam nevoje per intervent?

  • Cfare lloj nderhyrjeje ne zemer rekomandoni?

  • A ka me teper se nje menyre per ta kryer kete intervent?

  • A ka alternative tjeter trajtimi pervec interventit?

  • Kush jane perfitimet e interventit?

  • Kush jane rreziqet e interventit?

  • Cfare ndodh nese une nuk e kryej interventin?

  • Me cfare lloj anestezie do te kryhet interventi?

  • Per sa kohe do te kem nevoje qe te rekuperohem pas interventit?

  • Sa kohe do te qendroj ne spital?

bottom of page