Larja e duarve

  Bakteret dhe viruset shperhapen me lehtesi kur nje person i semure teshtin, kollitet dhe flet ne nje distance te vogel me ju. Ju gjithashtu mund te infektoheni kur prekni siperfaqe qe jane te kontaminuara me mikrobe dhe me pas prekni fytyren tuaj. Larja e thjeshte e duarve per 20 sekonda qendron akoma si nje nga menyrat me te mira per te mos u infektuar dhe per te mos shperndare bakteret dhe viruset. Kliko ketu per video!

Perse eshte e rendesishme larja e duarve?

  Larja e duarve eshte nje nga gjerat me te lehta dhe me te rendesishme qe ju mund te beni per te qendruar te shendetshem dhe te nderprisni shperndarjen  e baktereve dhe viruseve sic eshte gripi, e deri tek coronavirus COVID -19. 

Si arrin qe nje virus ne duart e mia te sjelli nje infeksion ne trupin tim?

  Kur ju ferkoni syte apo prekni hunden apo gojen, atehere cdo virus qe ndodhet ne doren tuaj mund te futet brenda trupit tuaj nepermjet membranave mukoze te syve, hundes apo gojes.

  Mendoni per te gjitha gjerat qe ju prekni gjate dites – dorezat e dyerve, butonat e ashensoreve, ATM, telefonin tuaj (dhe te gjitha siperfaqet qe telefoni ka rene ne kontakt) – thjesht per te permendur disa! Kur ju prekni keto objekte, cdo virus qe eshte ne gjendje te mbijetoje ne keto siperfaqe mund te transferohet ne duart tuaja. Sipas specialisteve, pamvaresisht nese ju e veni re apo jo, nje njeri e prek fytyren e tij mesatarisht 23 here ne ore.

Kjo eshte arsyeja qe larja e duarve eshte e rendesishme.

Kush eshte teknika e duhur per larjen e duarve?

Jane vetem disa hapa te thjeshte qe duhen bere ne menyre qe ti lani duart plotesisht dhe te parandaloni perhapjen e semundjeve. Hapat jane:

  1. Lagini duart me uje te rrjedhshem dhe te paster (te ngrohte ose te ftohte)

  2. Ferkoji duart me njera-tjetren me sapun per te pakten 20 sekonda. „Kendimi“ pa ze i kenges se datelindjes dy here eshte nje teknike 20 sekondshe e lehte per tu kujtuar dhe perdorur. Mos harroni qe te lani kyqet e duarve, pjesen e pasme te duarve, pjesen mes gishtrinjve dhe poshte thonjve.

  3. Shperlaji duart me uje te rrjedhshem.

  4. Mbylle rubinetin e ujit me berryl.

  5. Thaji duart me peshqir te paster ose me sistem ajri me presion.

  6. Nese perdore peshqir/kartpecete per te thare duart, perdor te njejten per te hapur deren e tualetit dhe dil jashte. Hidhe peshqirin/kartpeceten ne kosh.

A me duhet te perdor sapun antibakterial per te lare duart?

  JO, aspak, sipas rekomandimeve te FDA (US Food and Drug Administration). FDA thote se nuk ka prova qe perdorimi I produkteve per konsumatorin qe kane te shenuar sapun “Antibakterial” te jene me te mire ne parandalimin e perhapjes se semundjeve sesa sapuni i zakonshem me uje. Aktualisht te gjithe sapunet jane antibacterial. Dhe meqenese mikrobet qe ju presupozohet te bini ne kontakt perfshijne edhe viruse (pervec baktereve), atehere nuk ka kuptim qe te shqetesoheni per sapunin “Antibakterial” .

Kur mundem apo duhet te perdori sterilizues me baze alkoli?

  Qendra per kontrollin e semundjeve rekomandon larjen e duarve me sapun dhe uje sa here qe te jete e mundur per te parandaluar sasine dhe tipet e te gjitha llojeve te mikrobeve dhe kimikateve ne duart tuaja. Megjithate, nese nuk disponohet sapun dhe uje, atehere perdorni solucione per pastrimin e duarve me baze alkoli qe permbajne mbi 60% alkol. Solucionet qe permbajne perqindje me te ulet alkoli nuk jane shume e fektive ne vrasjen e mikrobeve.

  Uji me sapun jane me efektive se sterilizuesit e duarve per largimin e disa mikrobeve te caktuar nga duart tuaja. Pastruesit me baze alkoli mund te vrasin disa lloje mikrobesh – por jo te gjitha – dhe ne keto raste, ju duhet te perdoni ujin me sapun.

Pastruesit e duarve me baze alkoli:

  • Mund te mos funksionojne mire nese duart tuaja jane me yndyre apo shume te ndotur.

  • Mund te mos largojne disa kimikate sic jane pesticidet apo metalet e renda.

  • Mund te jene te rrezikshme nese gelltiten.

  • Duhet te perdoren sipas instruksionit per te qene plotesisht efektive.

  Per te perdorur nje pastrues duarsh me baze alkoli, hidhet solucioni ne pellemben e njeres dore (lexo shenimin e produktit per te pare sasine e sakte qe duhet te hedhesh), ferkoji duart me njera tjetren, perfshi pjesen e pasme te duarve dhe gishtat.  Vazhdoni ti ferkoni duart deri sa ato te thahen.

  Nje shenim i fundit: Solucionet me baze alkoli jane me te mira dhe me lehte te perdorshme nga femijet e vegjel sepse ato nuk e kane kordinimin e mjaftueshem per tekniken e larjes se duarve. Keto pastrues me baze alkoli duhet te perdoren vetem nen mbikqyrjen e te rriturve dhe duhen mbajtur larg femijeve.

A ka ndonje rrezik nga larja e duarve shume shpesh?

  Nese keni shume plasartje ne lekuren e duarve apo keni duar te thata, kini kujdes se sa shpesh I lani duart apo ne perdorimin e pastruesve te duarve me baze alkoli (te cilet mund ta thajne lekuren tuaj edhe me teper). Larja e shpeshte e duarve apo perdorimi pecetave te duarve me solucione, largon nga duart vajrat e shendetshem dhe bakteret e mira te lekures qe nevojiten per te luftuar mikrobet. Si pasoje mikrobet mund te futen ne trup me lehte nga lekura qe nuk eshte e demtuar. Per te luftuar kete situate, aplikoni krem qe e zbut/njom lekuren duart.

Shenjat qe ju po i lani duart me teper se duhet perfshijne skuqjen e lekures, kruarjen apo plasaritje te lekures dhe dhimbjen. Kontoktoni me mjekun tuaj nese mendoni se keni ndonje efekt anesor nga larja e duarve.

Kur duhet ti laj duart?

Laji duart:

  • Sa here qe duken te pista

  • Perpara, gjate dhe pasi keni gatuar

  • Perpara se te hani

  • Perpara dhe pas kontaktit me nje person te semure

  • Para dhe pasi te keni trajtuar nje te prere, apo plage.

  • Pasi keni perdorur tualetin apo pasi keni nderruar pelenat.

  • Pasi keni mbuluar hunden gjate teshtitjes apo kollitjes. (Laji duart me teper kur je i semure, per te parandaluar perhapjen e semundjes tek njerezit qe ke prane).

  • Pas prekjes se kafsheve.

  • Pas prekjes se plerave, lengjeve te trupit, apo cdo here qe ju dyshoni nese duart tuaja jane pastra apo jo.

Mbani mend: Larja e duarve eshte nje menyre e thjeshte, efektive per te luftuar infeksionet dhe per te mos u semurur. Eshte e thjeshte te behet, nuk eshte e kushtueshme dhe te merr vetem 20 sekonda nga koha jote. Ne fakt, eshte forma me e mire si ju mund te shpenzoni 20 sekonda per shendetin tuaj dhe shendetin e njerezve perreth jush.